Ja erdhi momenti te rinovoj edhe ballkonin tim per stinen e pranveres. Pervec deshires qe kam per te bere ca gjera te reja qe lidhen me imazhin dhe arredimin, por qe pertoj t’i nis, se diku duhen hequr ca pllaka, e diku duhet bere nje kend i ri ndenje, apo lulesh, meqe kemi hyre ne pranvere dhe kjo stine me sjell kaq frymezim, kam vendosur ta nis punen duke krijuar nje “bahce te vogel” ne katin e 5-te te pallatit. Dhe e beme…
Te dielen, familja ime e vogel, domethene, une, im shoq dhe vajza jone, u nisem drejt Pazarit te Ri, per te blere fidanet e perimeve tona. Ideja na ekzaltonte shume dhe e kemi beri kete gje gjithe qejf. Megjithe veshtiresive qe paraqet sot Pazari i Ri, pasi atje po punohet per rikonstruksion, fshataret i gjetem te strukur rrezave dhe i beme blerjet tona, duke marre edhe keshillat e vlefshme te tyre.
Keshtu, bleme 10 rrenje domate, ku 4 prej tyre jane pomodorini te vogla (do presim qe edhe ne ballkonin tone te celin qershite e vogla), 2 rrenje speca jeshil, 2 rrenje kastravec (fare vendi), 12 rrenje sallate jeshile, 3 rrenje luleshtrydhe, dhe nja dy grushta qepujka. Cdo fidan e bleme nga 100-150 leke te vjetra. Pasi pime edhe nje kafe tek Pazari i Ri dhe morem rrezet e ngrohta te diellit qe te dielen ishte fantastik, u nisem drejt Megatekut per te blere ca vazo te reja si dhe dheun qe na mungonte. Aty nuk i shpetova tundimit qe te blija edhe nje vazo me salvia pasi ne bahcen time te deritanishme te erezave, ku cdo vit rritet majdanozi, rozmarina, borziloku, elbaroza dhe mendra, mungonte salvia.
Pas drekes, qe u kthyem dhe e hengrem ne shtepi, nisi puna jone. Te tre dolem ne ballkon dhe filluam te mbushim vazot me dheun e blere, qe e perziem me dheun e vazove ekzistuese, lulet e te cilave nuk e perballuan dot dimrin. Pasi beme kete pune, nisem te mbjellim fidanet. Tek secila vazo e gjate (50 cm) vendosem nga dy fidane domate. Po keshtu vazhduam me specat. Luleshtrydhet i vendosem ne vazo me te vogel, edhe ketu dy fidane. Kastravecat i mbollem ne vazo rrumbullake teke, pasi atyre do i veme edhe kallamat, pasi bimet do te kacavirren dhe me mire te jene neper vazo te vecanta. Tek nje vazo e madhe mbollem sallaten jeshile, ndersa tek nje mbajtese te vogel sheqeri qe nuk e perdor me, hodha ca fara te reja borziloku. Tek nje kavanoz hodha ca fara te reja majdanozi…(Imagjinoni kur bimet te mbijne, sa bukur do te duken, sikur shperthejne nga enet e tyre me gryken e ngushte). Pastaj ne dy vazo te fundit, mbollem ca qepujka. Kete te qepujkave e beri fillim e mbarim ime bije, ca i vuri i nga rrenjet e ca nga bishti. Por ia shpjeguam edhe nje here dhe me ne fund mbjellja u be me sukses.
Keshtu tani do kemi edhe “bahcen tone” te vogel ne katin e peste te pallatit ku jetoj. Keshtu e kemi pagezuar. Nuk e di se sa mire do te rriten. Sepse bimet duan kujdes te vecante, duan kallame ku te mbahen, duan pleh organik, duhet te ujiten cdo dite, sidomos ne ditet e nxehta te veres…. (Po si do tia bej kur te shkojme per pushime???!!! Sigurisht do kerkoj ndihme).
Por une besoj se do arrijme te marrim ca fruta prej tyre. Sepse i kemi mbjelle me shume dashuri. Dhe perfitimi me i madh qe kemi marre prej tyre, ishin ato ore te se dieles qe familja jone i kaloi sebashku, duke punuar per nje ballkon edhe me te gjelber, e mbi te gjitha Bio. Vajza jone mesoi nga biologjia me shume nga cmund te mesoje nga nje liber, e sidomos kuptoi se sa e vyer eshte toka.
Por ne ne ballkonin tone, kemi edhe “oborrin tone te vogel”, vendin ku rriten lulemullagat me ngjyra-ngjyra, lulebora qe vjen nga shtepia e prinderve te mi, karajfila njeqindesh, vjola, tulipane dhe pema e limonit.
Sepse ne e duam natyren, ngjyrat dhe Token