Te gjithe e pranojme se koha e mbleserive ka
perënduar. Sot nuk te troket me dera. Ka ikur koha kur “dikush vinte të të
kërkonte”. Kur fisi, halla, tezja e komshinj çuçuritnin pasditeve duke parë me lente
kandidatët e mundshëm për mbesën, nipin apo komshiun. Sot, po nuk u martove
vete, nuk te marton me lagjia. Te rinjte kane gjithe te drejten te dashurohen.
Ata sot dalin kafeneve, frekuentohen, shëtisin e kalojnë fundjavën jashtë
qytetit, ndërrojnë partner e bëjnë hapin përfundimtar vetëm pasi janë mëse të
bindur. Janë emancipuar. “Kanë ndryshuar kohët”, thotë mami im, ndersa e shoh
që nuk rrudh buzët siç bënte me mua dikur, kur sot, ime bijë adoleshente lyhet
e zbukurohet para pasqyrës para se te dale. Por kjo është një histori tjetër.
Martesa me mbles tani duket si dicka e tejkaluar,
mjaft anadollake, pavaresisht se jo te gjithe e kane fatin te takojne dashurine
qe i çon drejt marteses. Por a jemi kaq të sigurtë kur themi kete? A kemi te
drejte kur themi se mblesi ka dale nga moda???
Kohët e fundit kam ndjekur një reality të ri që titullohet
"Martesë me shikim të parë" (Matrimonio
a prima vista/Married at First Sight). Po jua tregoj me pak fjale se cfare
ndodh aty: As me shume e as me pak, por beqare dhe beqare qe lidhen me
mbleseri. Por eshte nje lloj mbleserie moderne. Se ne vend te dajes, halles,
komshijes apo shiteses se bukes, qe dikur benin rolin e mblesit, kete rol ne TV
e luajne ekspertet. Bëhet fjalë për një eksperiment (fillimisht i realizuar në
Danimarkë e më pas në USA e në Australi) ku nje grup ekspertesh i përbërë nga
psikologë, sociologë, përfaqësues kulti fetar, seksologe), pasi studiojnë
kandidatët beqare (femra e meshkuj) që kanë pranuar të jenë pjesë e
eksperimentit, kombinojnë çiftet, të cilët prezantohen me njëri tjetrin vetem
diten e marteses. Po, po DITËN E MARTESËS. Pikerisht si gjyshet tona, te cilat
na kane treguar se gjyshin e kane njohur vetem diten kur jane bere nuse! Dhëndri pret nusen para punonjësit të gjëndjes
civile, ndersa ne salle janë të pranishëm të ftuarit e çiftit. Prezantimin e
bën nëpunësi i gjëndjes civile, i cili me një rit shumë të shkurtër, pasi i ka
bërë pyetjen fatale "Do ti... të marrësh për burrë/grua....?) i marton.
Çifti në një atmosferë surreale bën fotot e dasmës,
merr pjesë ne banket ku kërcejnë e këndojnë dhe ku të afërmit prezantohen me
njëri- tjetrin. Më pas nisen për muajin e mjaltit që zgjat një javë. Gjatë
kësaj periudhe çifti jo vetëm që fillon të njohë njeri tjetrin por edhe vendos
se ku do të jetojnë si çift. Ketu fillon edhe rutina e perditshme ku çifti
kthehet në punë dhe në të njëjtë kohë eksperimenton jetën bashkeshortore.
Eksperimenti zgjat katër jave, në fund të se cilave vendosin nëse do të
vazhdojnë bashkë martesën apo të kërkojne divorcin.
Dhe, qe te jem e sinqerte, ka edhe prej atyre qe nuk e
pelqejne partnerin qe i kane gjetur dhe pas 4 javeve ndahen, por pse t’ju genjej, shumica vazhdon
te jete e martuar, lumturisht te martuar.
Sot, kur te gjithe kemi rreth vetes kusherinj apo
kusherira, shoke apo miq qe ende nuk e kane gjetur partnerin e tyre dhe
realisht duan ta kene nje te tille, ne vend qe ti besdisim me pyetjen fatale: “
He, a kemi ndonje gje te re?”, mbase eshte me mire, qe te luajme ate rol, qe
nese i them “mbles”, rudhim buzet, por nese i themi “ekspert”, ku i dihet, edhe
mund te funksionoje.
Dhe ajo qe mendoj me vete, pas cdo puntate te ketij
programi, e rrit respektin per plakat e lagjes, qe e kane bere kete pune me se
mire per dekada te tera, kur dashuria ishte tabu, pa pasur titullin e eksperit,
te psikologut apo seksologut.
Faleminderit Radio Travel :) Gezohemi qe na ndiqni. Ju pershendesim
RispondiElimina