Vrasës me pagesë
“Kërkoj punë: jam vrasës me pagesë. Dua nga 50 deri në 500 mijë lekë”. Në fakt ky nuk është një citim i drejtpërdrejtë marrë nga goja e një vrasësi, por që duke dëgjuar gazetaren e Tv Klanit, Anduena Llabani, mbrëmë në Opinion të Blendi Fevziut, unë e shndërrova në ligjëratën që del nga goja e një vrasësi me pagesë. Sepse kështu tha gazetarja: “nga 50 mijë deri në 500 mijë të vjetra është pagesa për një vrasës. Shuma luhatet në varësi të rëndësisë së personit që do të vritet. Kjo e dhënë del nga inspektorët e krimit pranë policisë, që i njohin mirë këto punë”.
Ndërsa dëgjoja për vrasjen e Eleni Bashos, gruas 33 vjeçare, e cila sipas pistave të policisë, është vrarë nga vrasës me pagesë dhe porositësi ka qenë burri i saj, nisa të mendoj në mënyrë paksa cinike, se sa lekë duhet të ketë paguar realisht ky burrë për të hequr qafe nga kjo botë, gruan e tij, nënën e dy fëmijëve???!!!!
50 janë fare pak, sepse Eleni e shkretë ishte e re në moshë dhe e kujdeshme për jetën e saj..nuk mund të hiqej qafe me 50 mijë lekë….100, prap janë pak, duke pasur parasysh se vrasja duhej të ishte e pastër dhe nuk duhej në asnjë mënyrë që ajo të mbetej e gjallë….200??? Jo, mendoj se duhet të ishte diçka më shumë, sepse Eleni ishte aksionere në një klinikë dentare dhe vrasja duhej të ishte e sigurtë, derisa ajo zotëronte 50 % të aksioneve të klinikës….300 atëherë? Përsëri më duken pak, përderisa burri del se paska pasur edhe dashnore dhe si rrjedhojë nuk duhet ta ketë kursyer dorën për të hequr qafe Elenin e për t’u hedhur në krahët e dashnores, dikur edhe kjo punonjëse në klinikën në fjalë…400? Më duket çmimi i duhur, për të mbyllur hesapin e burrit me gruan e për të nisur nje jetë të re me të dashurën e re dhe aksionet e majme të klinikës(!)
Po 500? Jo, në asnjë mënyrë. Pasi Eleni ishte “femer” dhe një grua vritet më lehtë se një burrë.
Vërtet cinike, por e pashmangshme për realitetin ku jetojmë, Shqipërinë tonë. Dhe ajo që më trondit më shumë, nuk është vrasja e kalkuluar e gruas, por ideja që me aq pak para ti mund të zhbëhesh nga kjo botë, mjafton të gjesh dikë që ka këtë profesion, pra një vrasës me pagesë.
Dhe e dyta që më trondit, është besimi që kanë këto njerëz, kur bëjnë planifikime krimesh të tilla, se nuk do të zbulohen kurrë. E ky nuk është një besim i kotë, por i krijuar nga e përditshmja j onë, ku vetëm një numër mjaft i vogël krimesh zbardhen, në shumicën e rasteve ngelen pa autorë….se, edhe kur zbardhen, fajtorët “gjejnë pafajsinë”në korridoret e gjykatave, duke pag uar këtë herë shuma që kalojnë seri të tëra zerosh….
Nessun commento:
Posta un commento