Embelsira e Karnavaleve
Ditët e Karnavaleve nuk mund të kuptohen pa ëmbëlsirën tradicionale të kësaj dite. Të paktën, në Itali, këtu ku jetoj unë, atmosfera e Karnavaleve, pavarësisht krizës ekonomike që i ka tkurrur disi përmasat e festave, vijon të kremtohet, më shumë për qejfin e fëmijëve… Ja dhe ëmbëlsira që përgatitet me këtë rast! Akoma kundërmon, e porsadalë nga furra!
Rrakolle me agjinare e mazzarella
E hapim brumin ne forme drejtëkëndëshe, në anën e sipërme vendosim copat e carciofi-t, njëri pas tjetrit, pastaj mozarrella -n siper, si dhe pak ullinj të ndarë në rrathë të vegjël. Pastaj fillojmë ta rrotullojmë brumin, e mbyllim nga të dyja skajet dhe e vendosim në tepsi duke e lyer me pak vaj. E zbukurojmë me ullijtë e mbetur dhe rigon, pastaj e pjekim në furrë me temperaturën 200 -220 gradë per 15 -20 minuta.
Ju bëftë mirë!
Strudel me molle
Dita e ftohte dhe ngrohtesia e shtepise, sot me
inspiroi te pergatis kete Sfoljat me Molle, ose Strudel te kendshem. Eshte
shume i shijshem dhe ka arome te mrekullueshme. E kane tradite sidomos shume
krahina nga veriu i Italise, Austrise, Gjermanise dhe Zvicres. Sot e bera ne
shtepine time dhe vendosa ta ndaj me ju!
Perberesit:
1 pako pete e gatshme sfoljat.
Per mbushjen:
molle korce te ndara me cope te vogla,
2 luge rum
1 luge sheqer te kuq
1 grusht arra te grira,
1 luge gjelle stika,
2 kokrra fiq te thate,
kanelle,
sheqer per sperkatje
pak qumesht
Pergatitja:
Ne nje tigan vendosim te ziejne ne zjarr te ngadalte
mollen me rumin dhe sheqerin e kuq, derisa te zbutet molla. E le te ftohet.
Pastaj vazhdojme proceduren me peten e gatshme
sfoljat. E hapim mbi vendin e punes dhe e sperkasim me pak kanelle pluhur, nje grusht arra te grira
imet, nje luge gjelle stika pishash, 2 kokrra fiq te thate te grira holle. Pasi
kemi hedhur te gjitha keto mbi siperfaqen e petes ne menyre te njetrajtshme, e
rrotullojme peten ne forme ruli, e lyejme siper me pak qumesht dhe e fusim ne
furre me 180 °per 15-20 minuta. Pas pjekjes e pluhrosim me sheqer pluhur.
Ju befte mire!
J
Jufkat e se dieles
E diela eshte
dita, kur nese nuk dalim te drekojme jashte shtepise, e presim me gatime te
vecanta:)
Para disa vitesh, tek "Reka", nje nga
restorantet ne periferi te Tiranes, hengra per here te pare "Jufka
dibre" me mish qingji. Ishin jashtezakonisht te mira. Dhe jam kthyer ti
provoj prap, e prap:)
Sot, si dite e turbullt qe ishte, vendosem ta
kalonim dreken ne shtepi, dhe une, vec kafes dhe shetitjes se paradites, u
ktheva ne shtepi me deshiren te gatuaj "Jufkat"e dashura. Ndryshimi
ishte se ne vend te mishit te qingjit, perdora mish pule se ajo me ndodhej. Per
mua dhe tim shoq, kishin dale shume te mira, por ne kete rast do te duhej
ndonje dibran ti gjykonte pa hile:))
Une po i
publikoj sot tek "Ne te 3 ja"!
Ah, se harrova, kam pergatitur edhe nje sallate
lakre me portokalle si dhe nje kek mjaft te shijshem:)Te diele te bukur te
gjitheve!
Spaghetti me fruta deti
Nje specialitet i imi. Ne vendin ku jetoj, ne Itali, jane nje pjate mjaft e dashur. Kam mesuar ta gatuaj ketu dhe e duam te gjithe ne familjen tone:)
J.
Ju prezantoj me Zonjen.Pizza::))))
Ja dhe pizza e mbremshme, me karçof, domate, speca, sallam pikant dhe djathe Gouda:::::))))
N.
Gogozhare
Edhe pak e po mbarojne:(
N.
Bamje, nje requim per stinen e veres
Bamje te gatauar me shume dashuri. Se kam kuptuar se çdo gje e bere me dashuri, ndrin. Si kjopjate me bamje. Ne fakt ky zarzavat nuk eshte i preferuari im. E nese do te thoja nje sekret, patellxhanin preferoj shume me teper.me te mund te behen gatime te pafundme... Por sot vendosa te postoj kete pjate me bamje, dale direkt nga tigani i guzhines sime:)
Kur je ne pune dhe imagjinon shtepine:)
Lazanja |
Qofte furre |
Pite me pazija |
Nessun commento:
Posta un commento