KINKALERI

Sfilate me 60 vjecare


Ja çfare me terhoqi vemendjen sot: Qe moda po kembengul tek 60 vjeçaret. 
Me e reja prej tyre eshte 60 vjeç, por mes tyre eshte edhe nje 90 vjeçare ne gjendje te marre pjese edhe ne sfilatat me te nxehta te botes. Tendenca me e re e modes eshte tek prezenca e 60 vjeçareve, te cilat vijne pas historive te bujshme dhe kane nje stil aspak per tu share dhe .....me e rendesishmja, nuk jane prekur fare me fotoshop.
Arsyeja sipas ekspertëve, lidhet me tregun e vendeve te zhvilluara, ku grate mbi moshen 50 vjeç, perbejne fuqinë blerëse më të lartë. Pra, kjo është normale për të thirrur burra dhe gra te kesaj moshe per promocionin e bukurise dhe modes. Por mesazhi ka vlerë edhe për të rinjtë: në moshën e makthit per pamjen e jashtme, te prezantosh burra dhe gra qe e pranojne ndryshimin e fizikut te tyre pa vuajtur dhe qe vazhdojne të jenë aktive dhe te pelqyer, eshte shume e rendesishme, pohojne ekspertet. Per me teper, stilistet pajtohen ne mendimin qe grate që kanë përjetuar shume, kanë shumë për të thënë në aspektin e stilit dhe elegances dhe janë më interesante, sesa 17 vjeçaret, te cilat sapo jane shfaqur mbi skene.....

Dy grate qe po sfilojne ne fotot qe pozojne ne fotot qe kam zgjedhur jane:
Ish balerina dhe ikona e stilit Jacqueline Tajah Murdoch, 82 vjeç, perfaqesuesja e katallogut dimeror te Lavin, fotografuar nga fotografi i madh, Steven Meisel dhe Daphne Selfe, 83 vjec, misherim i bukurise dhe moshes ne sfilaten e Dolce&Gabbana me Monica Bellucci.





Nessun commento:

Posta un commento