Desha thjesht t’ju pyes: si ndiheni kur lexoni ne
harkun e vetem pak diteve, tituj te tille:
“Françeska e Big Brother godet me grusht një femër, shpallet në kërkim”,
“Gjyqi i Cozman, prokuroria kerkon 6 muaj burg per reperin”, “Ish-shoqja zbulon
sekretin: Xhesika ka punuar rrugeve te Italise”, “Rrëfimi i modelit Alia: Si
përfundova në shtrat me deputeten shqiptare”, etj.
Nuk ka nevoje te sqaroj se behet fjale per personazhe
qe personalisht me shume i njoh nga mediat se nga aktiviteti i tyre. Dhe pyes,
pse “frymezokan”, kaq shume keta personazhe? Ose ne gjuhen e medias “pse shesin
kaq shume? Pse duhet te emocionohemi pas historive te tilla dhe pse keta
njerez, perbejne ate qe quhet Kronika Vip?
Cdo kohe ka nevoje per modelet e veta dhe me sa kuptoj
une, koha jone eshte ne krize per modele.
Personazhe qe dalin ne televizor, ose kane vetem
kofshe e gjoks, ose flasin budallalliqe, e pastaj grushtojne njeri tjetrin.
Njeri gjykohet per perdorim “malli”, tjetri pasi krenohet se ka bere dashuri me
deputeten, thua se deputetja nuk mund te beje dashuri. Njeri kercenon
publikisht tjetrin, ndersa tjera akuzon “rivalen” se ka punuar ne Itali si
prostitute. Personazhe qe harxhojne shuma marramendese per makinat e rrobat,
buzet e fryra dhe mollezat, qe kur i degjon ne intervista, kupton nivelin e
tyre, e qe kur hapin gojen per te kenduar, stonojne si sorra. Kur dalin ne
rruge flasin me zhargonin me te keq te mundshem, ne ekran thone banalitete,
ndersa selfiet ne FB e Tweeter i bejne me poza sexy. Dhe cuditerisht keta
personazhe kane me mijera ndjekes ne rrjetet sociale.
Duke pyetur veten, pse keta personazhe kane ndikim kaq
te madh tek te rinjte, kur ne fakt ky brez duhej te udhehiqej nga modele krejt
te ndryshme, u vura ne kerkim te modeleve te verteta…. Ato mungojne teresisht
ne media, po a ekzistojne te pakten ne realitet? Ne media zor se pasqyrohen, po
hajt ti gjejme se ku jane….Se edhe kur jane, nuk arrijne kurre deri tek faqet e
gazetave.
Pastaj, kujt i nevojitet nje model i mire suksesi, kur
ekrani dhe mediat ofrojne pa hesap perdite modele qe suksesit i bien per
shkurt???? Dhe nje i ri apo e re adoleshente, pse duhet te lodhe koken ne
shkolle me mesime te pakuptimta, kur ekrani dhe gazetat jane te hapura per
femra dhe meshkuj qe papritams behen te famshem dhe pastaj rrahen, denohen,
denoncohen, bashkohen dhe prap ndahen, duke ia rritur me shume famen vetes se
tyre???
Me duhet nje model per vajzen time e jo vetem...
Nessun commento:
Posta un commento