Kjo nuk eshte nje histori shqiptare, ndonese te kujton
shume te tilla.
Femije qe motra “ia fal” motres, apo vellait, femije
qe gruaja “ia fal” kunates apo kunatit, qe kur eshte bebe e vogel, apo qe “niset
me porosi” per ta, ne si shqiptare kemi degjuar plot. Eshte nje histori e vjeter "bamiresie" shqiptare.
Por kur ndermjeteson shkenca, atehere historia behet
me e larget per ne shqiptaret dhe me e afert me perendimin.
Shkrimi eshte publikuar sot nga HaffPostUsa. Bazohet
ne fotografite e fotografes kanadeze, Kim Brooks, e cila ka kaluar nje ekpserience
te rralle: Ajo shquhet per fotot ndaj grave qe lindin, por kesaj here ajo ka realizuar dicka vertet te rralle. Ajo ka fotografuar me date 11 shkurt te ketij viti nje lindje nga
nje nene e huazuar (grua e cila jep mitren e saj per tu ngjizur materiali gjenetik
nga cifti qe kerkon femijen). Fotografja ka pare nje grua se si ia ka dhene dhuraten
e memesise, nje gruaje tjeter.
“Qeniet njerezore jane te pabesueshme, jemi te vetmet
kafshe ne gjendje te bejme nje dhurate te tille”, i ka shpjeguar ajo gazetes
Haffington Post.
“Dhurata e memesise se huazuar, qe lejon nje grua
tjeter te behet nene, prezanton boten femerore e njerezore ne nje menyre me te
cilen nuk eshte pare kurre me pare”.
Cifti kanadez qe donte femije, por qe
kishte probleme shendetsore, kishte provuar vete pese here qe te bente nje
femije ne eprovete (in Vitro). Pra ngjizja te behej ne rruge laboratorike dhe
embrioni i krijuar te instalohej ne mitren e grua. Por, pasi pese tentativat
deshtuan dhe ne frigoriferin e laboratorit kishin mbetur vetem tete veze te ngrira,
cifti kanadez fillon e mendon per nje barre te huazuar.
Nga ana tjeter, nje grua normale (pa problem
te shendetit dhe aftesi te mira riprodhuese), nene e nje vajze 15 vjecare, qe
pas lindjes se vajzes, kishte shprehur deshiren qe te kishte nje femije te
huazuar, sepse sipas saj, kjo eksperience eshte aq e bukur, saqe te gjithe
grate duhet ta provojne....
Grate vihen ne kerkim te njera – tjetres
dhe me ne fund, pas shume peripecish, gjenden. Pas tentatives se dyte, gruaja mbetet
shtatzane dhe lind femijen. Dhe ja ku jemi perballe ketyre fotove kaq emocionuese.
Duke shtruar pyetjen: Eshte me e thjeshte “te falesh”, apo te “lindesh me
porosi”, sikunder kane bere shqiptaret nder vite, per te ndihmuar ciftet pa
femije brenda familjes dhe fisit, apo te perdoresh nje “nene te huazuar”, si ne rastin ne fjale? Sa lehte apo jo, mund te perfshihesh ne te tille histori?? Ju vete a do te merrnit nje vendim te tille?
Fotografite jane tejet emocionuese. Dhe debati i madh gjithashtu….
Fotografite jane tejet emocionuese. Dhe debati i madh gjithashtu….
Nessun commento:
Posta un commento