Kete
gje kam menduar sot ne mengjes, ndersa kthehesha nga qyteti im i lindjes ku
kalova fundjaven, per ne Tirane, qytetin ku kam zgjedhur perkohesisht te jetoj.
Radiot
ne makine sot flisnin vetem per kete feste, per organizimet ne Tirane e
Elbasan, per xhelozine mes dy qyteteve sa i takon autoktonise ne festes, per
nxenes qe ne oren 10 do benin sa manifestime ne Bulevardin Nene Tereza, per
flakadanet e mbremshem te Elbasanit qe gjate gjithe nates sipas ritualit kane percjelle
te ftohtin e dimrit, per valltare dhe akrobate qe edhe sot e kane dite pune,
pasi duhet te kercejne e bejne magjira neper sheshe, per te argetuar femijet
dhe prinderit e tyre, per ballokume e byrekun me lek.
E
natyrshem me lindi pyetja: Mire dy qytetet jane ne konkurrence per festen, po ne
ne qytetin tone, cfare benim ne, kur ishim femije? Dhe kujtimet
e femijerise erdhen sa hap e mbyll syte. Mbaj mend se ne cdo mengjes te 14
marsit, mami, ndersa akoma ishim ne gjume, na zbulonte pak kembet nga jorgani
dhe na "fshikullonte", me ca dege te njoma pemesh te cela ne oborrin
tone. Kur ngriheshim nga shtrati, rrotull dritareve te shtepise, tek dorezat e
dyerve dhe rrotull pikturave apo fotove te varura me korrnizat e tyre neper
mure, ishin shtuar edhe ca dege te gjelberta qe mbushnin shtepine me arome
pranvere. Mbaj mend se cdo 14 mars mami gatuante tave kosi, (qe thuhet se eshte
e Elbasanit dhe une e besoj kete, nisur nga sinonimi, tave kosi apo tave
Elbasani), benim nje sallate te bollshme me gethe jeshile e qepe te njoma,
pastaj kishim nje si tip lakrori me hidhra, gjethe mullage, majdanoz, lepjeta,
e ca bime te tjera qe nuk ua di emrat. Dhe per ta mbyllur kishim ca tip
gurabijesh, jo shume te embla, por as te kripura qe gjyshja ime i quante
"Kullure"....
Asaj
kohe kjo dite nuk ishte pushim, por mbaj mend se ne shkolle shkonim me verore
ne dore dhe sa ktheheshim ne shtepi, merreshim me balonat. Cunat duke i bere
dhe ne duke i soditur. Balone tabake apo balone sorre, me kallama e copa
letre, e kur ishim me fat te gjenim letra me ngjyre, bishti do ishte patjeter
me sa me shume ngjyra.....
Tani,
nuk dua qe t'u hyj ne hise dy qyteteve per festen, por dua te them se ne
qytetin tone e kemi festuar sipas menyres sone pranveren tone te bukur. Pa dite
pushimi, por me vrapin e lumtur te femijeve neper rrugica. Pa ballokume, por me
Kullure. Dhe besoj se cdo qytet e ka pasur nje menyre te veten, per te festuar
ikjen e dimrit dhe rigjallerimit te jetes.
(Fotot
qe ilustrojne shkrimin fokusojne: ballokume te blera Elbasani, Kullure te bera
vete sipas tradites sone per Diten e Veres dhe dy verore, te sime bije dhe
meje, sot ne kete 14 mars)
Gezuar festen te
gjitheve!
Nessun commento:
Posta un commento