venerdì 18 marzo 2016

Ca fjale babit te sime bije





Kur u martova une, asnjehere nuk e kisha menduar se im shoq do behej shoku me i mire i sime bije. Nuk kishim akoma femije dhe ne “bisedat llastime tona”, kur projektonim te ardhmen me femije, ai gjithmone mbante pozicionin e burrit qe do puthte femijet ne mbremje e pastaj si burre qe ishte, do merrej me gjera burrash, ndersa une me gjithe c’ngelej. Sigurisht qe biseda behej me te qeshura e te ngjeshura dhe une kurre nuk e pranoja kete pozicionim, kundershtoja me argumente dhe bisedat perfundonim me puthje e perqafime si mes cdo cifti te ri.
Pasi dola nga salla e lindjes dhe e cliruar nga ankthi i gjate, shpertheva ne lote gezimi qe gjithcka me ne fund shkoi mire, pashe tim shoq qe mbante ne krahe vajzen tone bebe e qe lotonte edhe ai. Gje me te bukur ne jete nuk kam pare. Nje koke e vogel e pa floke, me syte e bukur, te zinj qe leviznin plot jete, mbeshtetur ne gjoksin e babushit te vet, ne nje prehje mrekullie.
Ai ne fakt ishte vetem fillimi.

Se, ai mashkulli qe deklaronte se s’do merrte shume gjera persiper, ka kaluar naten me ore te tera zgjuar, duke e marre ne krahe dhe vene ne gjume vogelushen tone. Ka bere bisedat e para me te ne nje gjuhe te pakuptueshme per mua, kur vajza akoma nuk dinte te fliste, por qe ajo argetohej pa mase, megjithese akoma shume e vogel.Dhe une pyesja veten: Si ka mundesi, qe nje burre te skllaverohet para nje vajze te vogel? Edhe tani, bashke lexojne perralla, bashke luajne kukafshehtasi ne shtepi, bashke bejne “plane”, bashke notojne veres ne det, e bashke vrapojne sa gjejne ndonje pellembe gjelberim. Eksplorojne insektet ne mikroskop, mesojne gjeografine, kercejne rock n’rol dhe vene ne loje mamin.Bashke “ndertojne”qytete kubash, cmontojne baterite e lodrave dhe prap i montojne. Bashke bejne rremuje shtepine, mesojne te luajne shah dhe shohin ne televizor Shrekun.E sa e sa gjera do te bejne ne te ardhmen, qe une do te jem e lumtur ti shoh. Sepse ata kane nje lidhje qe askush nuk mund tia prishe. Eshte lidhja: Ate/bije. Lum kush e ka provuar, ne te tilla dimensione, sic ka fatin ta jetoje cdo dite ime bije. Une qe shkruaj, e kam patur nje fat te tille.

Gezuar Diten e baballareve, babi i sime bije !  

Nessun commento:

Posta un commento