Sot kur kalendari shenon 8 mars 2016, ata jane te
gjitha gati per te festuar. Madje gatitja ka nisur qe mbreme. Shume prej tyre
kane rene te flene edhe me vone se zakonisht, pertej ores 1 te nates, sepse dreka
duhej lene gati per sot ne frigorifer per burrin dhe femijet kur grate te
shkojne per te festuar me njera me tjetren. Rrobat e familjareve duhet te ishin
te lara e te ndritura gati per tu veshur, kur te vinte mengjesi, prandaj ato u
bene gati gjithashtu gati mbreme vone, sepse sot do festohej.
Parukierja e lagjes sime, ka hapur dyqanin qe ne 5 e
gjysem te mengjesit, pasi shume prej grave te lagjes, ne ora 8 te mengjesit duhet
te ishin gati per takimin me njera tjetren, per kafen e pare, te dyte, e te
peste te kesaj dite. Per dreken ne qender apo periferi, apo per festat me
striptiste meshkuj ne oret e mbremjes qe behen tek Blloku.
Sa ka punuar e gjora sot, e sa do te vazhdoje deri ne
mbremje, sigurisht duke lene edhe pak kohe per krehjen e flokeve te veta, ashtu
e vdekur nga lodhja e punes, kur me shoqet e saj do shkoje edhe ajo te festoje
8 marsin e saj dhe te grave te tjera.
Keshtu, sot me 8 mars 2016, ne bilancin e tyre ditor, grate
kane lare nga 2 lavatrice me pak rroba, nuk kane gatuar fare, por fare-fare per
burrat, (ajo e mbremshmja nuk quhet), enet qe do gjejne te palara ne darke nuk
do i lajne fare, por fare-fare ama, do i lajne neser kur te mos jete me 8
marsi. Po keshtu sot nuk do merren fare me hekurosjen, te gjitha rrobat ne
dollap, (por te palosura nje cike), qe t’i kene gati per ti hekurosur neser.
Gjithashtu asnje Pazar per sot. Jo sallate, e patate, qepe e domate. Fare. Jane
blere qe dje, e nese nuk ka me, do i blejne prap neser. Se sot eshte 8 marsi,
dita e barazise, lirise, emancipimit social, ne shoqerine tone ngjyre grit e te
dale boje.
Ejani gra te festojme sot, te hani e te pini, te harroni
se nuk ka pune, e kur ka, harrojeni se
punoni me orare te zgjatura e pa dite pushimi, te papaguara mire, te shfrytezuara nga
punedhenesi dhe burremarresi.
Shrytezoni ofertat turistike te agjensive per shetitje
dhe festa ne turme, ku te kendoni e kerceni valle njera me tjetren, e fotot e
festes pastaj te pushtojne facebook-un.
Ejani te harroni stresin e jetes, hallet e femijeve,
dajakun e burrave dhe fyerjen e tyre. Qeshni, lyeni buzet me te kuq te forte qe
te dukeni me epshndjellese dhe rrezellitese.
Nessun commento:
Posta un commento