giovedì 10 marzo 2016

7 arsye per ta dashur Ermal Meten

                                                                           Albumi "Umano"




Ermal Meta, eshte nje kantautor i ri, i sapozbuluar per pjesen me te madhe te publikut shqiptar, por i njohur dhe i vleresuar ne Itali, vendin ku ka emigruar ne moshe te vogel dhe jeton e nderton nje karriere per tu mburrur. E ne kaq pak kohe qe e njoh nga ekrani Ermal Meten, kam zbuluar brenda vetes arsye per ta dashur ate.
Se pari, kenga qe kendoi ne Sanremo, ku debutoi kete vit dhe u rendit i treti ne kategorine e te rinjve, ishte mjaft e mire, me nje melodi shume te bukur e fjale plot ndjenje. Si I rrefen ai ndjenjat njerezore, asnje tjeter nuk mund ta beje. Te ngelet ne mendje, po ashtu edhe zeri tij, mjaft i vecante, plot ngjyra. Kenga u prit shume mire ne Sanremo dhe mbeshtetja e publikut italian ne rrjetet sociale ishte dhe eshte e paimagjinueshme.
Se dyti, eshte i palodhur,  si ajo milingona e vogel qe punon e punon vazhdimisht. Ai nuk fle mbi kurora dafine, por krahas kenges “Odio le favole”, me  te cilen konkuroi ne Ariston, ka publikuar edhe albumin e tij te pare me titull “Umano”, me nente kenge,  njera me e mire se tjetra, te gjitha krijime te shkruara nga ai vete.
Se treti, paraqitja e tij skenike, me terheq pa mase. Eshte nje djale qe magjeps kur del ne skene dhe vete skena magjepset prej tij. Kendon e kercen me nje elegance per tu adhuruar, ndersa veshja e tij eshte gjithmone ON.
Se katerti, nuk eshte aspak mendjemadh. Largqofte, po te kishte arritur nje nga keta “artistet” tane qofte nje grime nga suksesi i tij, do na kishin dhembur veshet nga bla-bla-blate e tyre. Ky djale, kaq i talentuar dhe kaq i sukseshem, qendron fort me kembe ne toke dhe vazhdon betejen e tij, pa ekzagjeruar asgje nga suksesi. Ai nuk ka kompozuar kenge per Tunen, Bleonen, apo Ciljeten, por per Patty Pravo, Fiorella Mannoia, Giussy Ferreri, marco Mengoni, Francesco Renga, Analissa, Chiara e Emma.
Se pesti, e kam ndjekur ne intervisten qe dha si i ftuar ne Top Show…Me ka lene pa fjale nga modestia dhe qetesia e tij. Nje model artisti qe ne Shqiperi nuk e has kund.
Se gjashti, kam lexuar statuset e shkruar ne gjuhen shqipe nga ai per ndjekesit  ne Fb dhe jam kenaqur pa mase, kur kam pare adhurimin e shprehur nga italianet per gjuhen dhe vendin tone, thjesht duke u nisur nga fakti se Ermal Meta eshte shqiptar. Nje ambasador kulture pa pagese, do te thoja ne rastin konkret.
Se shtati, ai po shkelqen ne skena, jo se eshte bere artist, por se ai ka lindur i tille. E ka nisur ne undergroundet e Barit te Italise ndersa tani i jane hapur dyert e sallave, koncerteve e adhurimit kudo, vetem me punen e tij. Dhe ne Itali, vendin e Verdit, Pavarotti-t, Battisti-t, Zucheros apo Zeros-s, vertet te jepen mundesite, por po nuk ishe dikushi, nuk behesh askushi. 



Nessun commento:

Posta un commento