Nese koha e sotme, mund te emertohet si epoka e internetit, nje tjeter epoke, ajo e gatimit dhe e shijes, eshte rindezur ne rrjetet sociale. Nese programet televizive jane mbushur qe nga mengjesi deri ne darke me programe ku nxehen furrat dhe valojne texheret, apo rrjetet sociale me faqe apo site qe i kushtohen teresisht gatimit, vipat shqiptare po ndihen gjithnje e me te joshur nga aroma e kuzhines. Mund te kete qene nje pason i kahershem, apo i zbuluar se fundi, kjo pak rendesi ka. Ajo qe bie ne sy eshte tendenca e tyre per t’i perveshur menget e gatuar vete ne shtepite e tyre si dhe per ta ndare kete pjese pervoje, me te tjeret.
“Keku bio” i
Rudina Magjistarit, i postuar dje pasdite ne faqen e saj zyrtare te FB, i ka
mahnitur fanset e shumte te prezantueses qe i kane shprehur Rudines gjithe
dashamiresine e tyre, “per duart e saj te arta” dhe per me teper duke i kerkuar
edhe receten. Magjistari prej nje viti eshte shkeputur nga ekrani, pasi solli
ne jete vajzen e saj Mia.
Byreku i
Arbanes apo i nenes se saj? Nga fotoja qe poston ne faqen e saj ne diten e 8
marsit ku shfaqet prezantuesja Arbana Osmani dhe nena e saj, prane nje tryeze
ku po behet nje byrek, nuk kuptohet mire nese gatimi po behet nga vajza apo e
ema. Gjithesesi duhet permendur se Arbana prej kohesh ka shfaqur dashuri per
gatimin. Ajo ka publikuar edhe nje liber me receta si dhe ka treguar shpesh
here aftesite e saj ne ekran.
Edhe gazetarja Iva Tico, e ka nje lidhje me gatimin. Mbase jo aq intensive sa zonjat me lart, por
te pavarur nga vaktet apo prezenca e te tjereve ne familje. Pasi ajo eshte nje
vajze single dhe sikunder thote vete tek blogu i saj, kjo gje ka edhe te mirat
e veta. Megjithate permes blogut kuptojme se ajo kur do eshte nje amvise e
mire. Ne faqen e saj te FB se fundmi ajo nuk ka preferuar te tregoje ndonje
recete apo foto te ndonje gatimi, por ka publikuar kopertinen e nje libri guzhine.
Kantautori Gjergj Leka, eshte sigurisht me i “guximshmi”i personazheve shqiptare sa i takon gatimit. Sepse ai ka tejkaluar sproven e nje pjate apo te nje recete. Gjergj Leka sfidon me nje program te tere televiziv ne Televionin Shqiptar, me titull “Sot ofroj une”. Ne kete program Gjergji vesh perparesen, pervesh menget dhe u shpjegon zonjave ne shtepi se sa kokrra patate duhen dhe si duhet te ndajne qepen. Recetat e tij kane marre mjaft nga guzhina italiane, vend ku Gjergji ka jetuar prej vitesh duke marre edhe deshiren per te provuar shijen mesdhetare. Te gjitha recetat e tij mund t’i gjeni ne Youtube, te cilat vete Gjergji i ndan me miqte e tij te FB.
Deputetja e
kuvendit te shqiperise Mesila Doda, duket se e do gatimin po aq sa edhe
bashkeshorti i saj, gazetari Enkel Demi. Dhe te njejtin pasion e dashuri po ia kalojne
edhe vajzes se tyre Hana. Krahas fotografive te tjera qe prezantojne jeten e
saj si politikane, nje foto mjaft interesante eshte fotoja ku ne ambientet e
shtepise, te tre perpiqen te gatuajne nje recete, ku rolin kryesor e luan Hana.
Nessun commento:
Posta un commento