Do me
pelqente qe kete te shtune te publikonim nje material te bute, te pershtatshem
per ditet e pushimit, por fotoja e bebes siriane te sapolindur ne nje kamp te
Greqise, me beri te harroj embelsine e fundjaves. Nje foto realizuar nga
fotografi Iker Pastor e cila po ben xhiron e lajmeve te botes. Nje grua qe lan
foshnjen perjashta, ne kete mars te ftohte. Nje burre qe I hedh uje me nje
shishe plastike. Ndodh ne Idomeni te Greqise, pak kilometra larg nga kufiri me
Maqedonine, qe sipas njoftimeve tashme eshte mbyllur, duke mbajtur refugjatet
te mbyllur si ne qark. Nderkohe nje numer I konsiderushem refugjatesh jane
vendosur ne Konitze, pak kilometra larg kufirit me Shqiperine. Nje gje eshte e
sigurte. Kur portat po u mbyllen nje e nga nje, ne pak dite refugjatet siriane
do i kemi mes nesh.
Por sa te
ndjeshem jemi ne ndaj kesaj krize e cila edhe pse eshte joevropiane, prapseprap
eshte njerezore? Sa humane apo te frikesuar, ndihemi ne shqiptaret per ti
ndihmuar keta njerez te pashprese qe kane humbur cdo gje ne vendin e tyre, qe i
kane ikur luftes e tani u duhet te perballojne te ftohtin, urine dhe semundjet?
Cili do te
jete fati i kesaj bebeje te lindur ne kamp dhe nese ka fat te mbijetoje, cila
do te jete historia qe ai do tu tregoje femijeve te tij?
Ka ardhur
koha qe ne shqiptaret te njohim veten.
Cilet jemi vertet ne? Jemi njerezit e beses, humanet, mikrpitesit dhe
antiracistet, apo jemi komplet te kundertit e tyre. Varferia nuk eshte
gjithmone mjet per tu justifikuar. Humanizem eshte te ndash dicka me dike qe eshte me ne hall se ti.
Dhe me hall se lufta, nuk besoj se ka.
Nessun commento:
Posta un commento