Por ka disa momente qe dua t'i shkoklis…
Kur dua te uroj 7 marsin, se pari, nuk dua kurrsesi t'i
shtohem morise se njerezve qe urojne formalisht, sa per te bere adetin, apo per
tia bere qejfin dikujt arsimtar qe njeh, ka shoqeri me te, apo e ka ne fis…..
Sepse arsimtare ka shume, mesues gjate viteve kemi
pasur me dhjetera. Por jo te gjithe i kujtome me endje dhe respekt.
Sepse, nese shumica e tyre kane kryer thjesht punen,
profesionin (qe te gjithe jemi dakort se eshte shume fisnik, pasi ka ne dore formimin
profesional dhe njerezor te brezit te ri), pak prej tyre arrijne te lene gjurme
dhe te ndikojne seriozisht ne formesimin e ketij brezi…
Sipas meje, jane pikerisht keta, te rrallet, qe nuk
duhen harruar e pershendetur ne cdo dite feste, e jo vetem.
Pyesni ju lutem pak veten: cilet mesues kane ndikuar
seriozisht tek ju, ne formimin e karakterit, personalitetit, profesionit tuaj?
Cilet prej tyre ndiheni shume te lumtur kur i takoni, apo kur ju vijne vetvetiu
ne mendje, ju sjellin ndjesi teper pozitive? Por nderkohe, i keni harruar ato
qe ju kane lenduar pa te drejte, ju kane percmuar, ju kane beret e ndiheni ne presion
per arsye krejt banale? A ju ka ndodhur edhe ju, ajo qe mua me ndodh shpesh, qe
akoma shoh ne enderr duke dhene X provim, apo fytyren e eger dhe aspak
tolerante te zyshes. Dhe kaq shume me ka pase merzitur kjo zyshe, sa edhe asaj
kohe mbaj mend se premtoja “hakmarrje” ndaj saj ne te ardhmen, kur une te isha “dikush” e ajo “te me binte ne
dore”. (Hakmarrje naïve, por psikologjikisht e justifikuar per momentin)
Po raste te tjera, te llojit tjeter, a ju kujtohen? Pershembull
kur zysha ju çonte te blinit buken, apo tia merrnit femijen nga kopeshti? Por kur
ju refuzonit te benit pastrimin e oborrit te shkolles, (nje si tip aksioni ku
duhej te dilje vullnetar dhe ti nuk dilje se nuk te pelqente) dhe ajo vinte dhe
ankohej tek prindi se vajza eshte dembele dhe kur te martohet nuk do te dije te
fshije shtepine tek burri???
Sot edhe qesh kur kujtoj skena te tilla, por akoma me
tronditet nje cep i shpirtit. Sepse asaj kohe ne ishim shume te brishte,
sikunder çdo brez qe shkon ne shkolle, ka brishtesine e vet.
Pastaj i rikthehem edhe nje here listes se mesuesve,
qe vertet kane pasur ndikim tek une. Dhe perpiqem te krijoj nje liste me emra
mesuesish qe jo qe thjesht kane marre rrogen duke bere mesim, mire apo keq, por
qe e ndiej dhe jam e vetedijshme se kane bere shume me teper se kaq.
Sa e veshtire ta krijosh kete liste….
Ajo nis e zvogelohet, behet aq e vogel, sa me tremb bardhesia
e fletes. Ne fakt eshte nje grua qe e ka bere kete: Qe me sillte libra nga
biblioteka e saj personale ti lexoja, me sillte albume te piktures, libra te
ndaluar, qe me fliste per filozofet e medhenj te botes, per filmat qe duheshin
pare dhe aktoret qe duheshin adhuruar. Qe me bertiste ne kupe te qiellit sa
here mendonte se po ia varja mesimeve, apo po harxhoja kohen me gjerat e bukura
te adoleshences me shume nga c'duhej. Dhe nderkohe me mesonte ta gjeja te
bukuren e jetes edhe tek monotonija e saj. Edhe duke ndihmuar mamin te
gatuante, apo duke mbjelle lule ne oborrin e shtepise. Nga ajo nisa udhetimin
drejt dimensioneve te reja, qe nuk pershkruheshin ne asnje manual per mesues
apo nxenes.
Nese jam kjo qe sot jam, (pa paharruar se pari
prinderit e mi qe me mbeshteten, besuan dhe nxiten enderrat dhe perpjekjet e mia),
eshte padyshim, ajo: Zysh Ana.
Mendoj se lulet e 7 Marsit jane per te.
Nessun commento:
Posta un commento