mercoledì 3 aprile 2013

Kurthet e pёrdorura nga pedofilёt








Kurthet e pёrdorura nga pedofilёt

Sapo vijon ёshtё njё rёnditje e shkurtёr por e qartё, e realizuar nga njё ekip ekspertёsh (tё huaj) nё luftёn kundёr pedofilisё qё na njeh me kurthet mё tё pёrdorura pёr tё afruar viktimat e tyre.


"TЁ DHUROJ DIÇKA" Fёmijёs i ofrohet diçka qё dёshiron pa masё, si njё ёmbёlsirё, njё lodёr, para etj. Nganjёherё kush ngacmon fёmijёt mund edhe ti marrё diçka pas sё cilёs fёmija ёshtё shumё i dhёnё dhe ti premtojё fёmijёs t'ia kthejё me kusht qё fёmija ti bindet dёshirave tё tij, apo tё mbajё sekretin nёse abuzimi tashmёё ёshtё kryer.


" JE ME TЁ VЁRTETЁ FЁMIJЁ I KEQ" Ngacmuesi akuzon fёmijёn tё ketё bёrё diçka tё keqe dhe premton tё mos ia thojё prindёrve tё tij me kushtin qё tё bёjё atё qё i kёrkohet.


" KAM NJЁ QEN (MACE, PAPAGALL, ETJ). DO TA SHOHESH?" Fёmija tёrhiqet me pretekstin e kafshёs shtёpiake, dhe duke dashur tё lozi e ndjek ngacmuesin dhe i nёnshtrohet kёrkesave tё tij.



"DUA TЁ TЁ BЁJ CA FOTO" Shpesh fёmija ftohet tё pozojё pёr njё shёrbim fotografik ose  tё inçizohet nё video. Disa ngacmues joshin fёmijёt me premtimin qё do tё bёhen tё famshёm. Fatkeqsisht kjo ёshtё edhe mёnyra qё mё shpesh kthehet nё abuzim seksual (shpesh fenomeni ngatёrrohet apo nuk njihet) mbi adoleshentёt.

"HAPE DERЁN SE DUA TЁ TЁ JAP DIçKA" Nganjёherё kur ngacmuesi di qё fёmija ёshtё vetёm nё shtёpi, kёrkon qё ti hapi derёn me pretekste nga mё tё ndryshmet.


" ASKUSH NUK DO TЁ BESOJЁ" Shpesh ngacmuesi e paraprin fёmijёn qё nёse kёrkon tё tregojё sekretin ndokujt, askush nuk do ti besoje, dhe se prindёrit do tё zemёrohen shumё me tё.

" ME NDIHMO PAK TЁ LUTEM?" Njё mёnyrё tjetёr me tё ciёn tё panjohurit afrojnё fёmijёt ёshtё ajo me tё cilёn bёjnё sikur kanё nevojё pёr informacion. Fёmijёt janё natyrisht tё prirё tё ndihmojnё edhe kё nuk njohin. Duke ndihmuar njё tё rritur ndihen tё vlefshёm dhe tё rёndёsishёm. Ёshtё e nevojshme pra qё tё rriturit tu mёsojnё fёmijёve qё ёshtё rregull i mirё qё tё rriturit tё mos ndalin kurrё fёmijёt pёr tu ndihmuar, sidomos kur tё dy palёt nuk njihen. Pra tё mos u pёrgjigjen kёrkesave pёr ndihmё prej tё rriturve, edhe pse nё pamje tё parё mund tё mos ketё gjё tё keqe, mund tё jetё njё "rregull paraprak" mjaft i vlefshёm.


"PSE NUK VJEN NE SHTEPINE TIME TE LOZIM BASHKE?" Duke pasur parasysh qё njё fёmijё duhet tё luajё me fёmijё, kur njё i rritur i kёrkon shprehimisht tё lozin bashkё me njё fёmijё, duke e marre me vehte nё shtёpi, shpesh fsheh synimin e pёrfshirjes sё fёmijёve nё aktivitete tё paligjshme.

Kjo "listё" pёrmban veç disa prej rregullave apo atyre "zileve tё alarmit" qё duhet ti mёsojmё fёmijvё tanё. Nё fakt jasht Shqipёrisё, nё shkolla ekspertёt zhvillojnё takime me mёsues dhe fёmijё tё cilёve nё formё loje dhe pa i trembur u mёsohёn disa prej kёtyre rregullave. Nё formё loje u mёsohet atyre qё shumica e tё rriturve janё tё mirё e tё besuar dhe tё cilёve mund ti flasim dhe tu kёrkojmё ndihmё pa pasur turp dhe hezitim. Qё ka sekrete tё bukur, tё mirё qё do ti zbulojmё pas pak e do tё na kёnaqin, por qё ka edhe sekrete tё kёqinj e tё helmuar qё na bёjnё tё ndihemi keq. E kёto janё ato sekrete tё cilёt dikush na detyron tё mos i themi duke na kercёnuar. Nёse i mbajmё brenda sёmuremi.

Prandaj ёshtё mirё ti tregojmё, ti themi dhe ti lemё tё kuptojnё qё nuk do tё ndodhё asgjё e keqe. E qё askush nuk do tё na bёjё keq nёse e themi atё sekret.

Nuk e di se kush dhe kur nё shkollat tona mund tё mёsohen ndonjёherё gjёra tё tilla por pёr t'ju dhёnё njё dёshmi mbi vlerёn e kёtyre rregullave tё thjeshta po pёrmend kёtu njё dёshmi tё njё vajze tё vogёl qe po e quajmё "Ami" (emёr i rremё) nxёnёse e njё shkolle fillore nё Itali e cila kujton mirё lojёn e zhvilluar nё shkollёn e saj me ekspertёt ku nё njё lojё tregohet qё njё zotёri i sjellshёm shkon nё shkollё dhe bёn sikur e kanё dёrguar prindёrit pёr ta marrё. Dhe kur kjo gjё ndodh me tё vёrtetё vё nё zbatim atё qё i kanё mёsuar nё shkollё nё formё loje. Lirohet, kёrkon ndihmё tё rriturve "tё mirё" siç thotё ajo. Zotёria i sjellshёn ndalohet nga polizia dhe nё shtёpinё e tij gjenden materiale pedo-pornografike dhe qё kishte bёrё tё njёjtёn gjё nё katёr shkolla tё tjera. Kur policёt e pёrgёzojnё ajo pёrgjigjet: "Pse ç'kujtuat? Unё kam bёrё kurs."





Nessun commento:

Posta un commento