Per me shume foto te kesaj dite click ketu https://www.facebook.com/media/set/?set=a.343389675762566.1073741826.121662271268642&type=1
Dje pasdite me ndodhi diçka e çuditshme. Ndersa une po lexoja diçka e ime bije po merrej me mesimet e saj, ne qetesine e dhomes ku asgje nuk pipetinte perveç zhurmeve te rralla te fleteve te kthyera, nga jashte, ne fillim ime bije e pastaj edhe une degjojme nje lloj gumezhimi. Nuk mund ti them zhurme por tamam nje gumeshime e ngjasheme me ate te bleteve. Nxorem koken ne dritare dhe hodhem te dyja syte jashte per te kerkuar diçka qe as ne vete nuk e dinim.... Duke mos pare gje te dyja iu kthyem librave tone per disa minuta akoma. Zhurma apo gumezhima sikur nuk po degjohej me por nuk kaluan veç pak çaste dhe ja ku degjua serish....Tani isha bere me te vertete kurioze... Hapa dritaren dhe ky gumezhim i deriathershem u kthye menjehere ne potere... Tani arrija te kuptoja drejtimin se nga vinte. Jo shume larg shtepise sime, prane dy shtyllave te tensionit te larte vertiteshin me mijra, me qindra zogj. Nje pamje e jashtzakonshme. Nuk e di pse por i thashe sime bije te mbyllte dritaren dhe te qendronte pas xhamit ndersa une po shkoja te merrja aparatin e dola jashte. Qendronin te gjithe te ulur mbi tela e zhurma ishte shurdhuese. Ne nje çast te caktuar binte nje qetesi absolute e po ne ate çast ngriheshin te gjithe ne fluturim. Fluturonin e fluturonin rreth meje e perseri uleshin e gumezhinin mbi tela. Ne moment me erdhi nder mend filmi "Zogjte" i Hitchcock... https://www.youtube.com/ watch?v=qFj_lpzsCLA Vazhdova te ecja e druajtur drejt tyre. Tashme ne koke kisha filmin dhe nuk me dukej me ndonje çudi e madhe nese ndonjeri prej tyre (zogjve ndr.) mund te me hidhej mbi koke. Iu gezova vehtes qe vajzen e kisha porositur te rrinte brenda. Mund te na sulmonin te dyjave???!!! Ndersa beja fotot ulja koken instiktivisht ne çdo fluturim te tyrin e ne çdo ndryshim trajektoreje. Keto jane fotot qe bera dje ne ate gjysme ore te çuditshme....
Nessun commento:
Posta un commento