martedì 5 febbraio 2013

Filmi qe duhet pare


Ma merr mendja qё shumica juaj nё mos tё gjithё ju qё po lexoni keni parё nё kinema, apo thjesht dёgjuar pёr filmat e fundit nё kinema: "Anna Karenina", "Django" e sё fundmi pёr "Les Miserables". Tё gjithё filma tё bukur pa pikё dyshimi, por asnjёri histori origjinale.


"Anna Karenina" mё pёlqeu padyshim. Punё shumё e mirё e regjizorit; origjinale fryma e teatrit ku tё shpien zakonisht shkrimtarёt rus dhe vitet 1800 nё pёrgjithsi. Ja vlen por finalen e dimё tё gjithё.


"Django" pёrsёri njё rishikim i Django-s tё Sergio Corbucci-t i vitit 1966, ku pёrsёri shohim dashurinё e Tarantino-s pёr kinematografinё italiane. (Pёrveç rishikimit tё filmit DJANGO tё regjizorit italian, muzika e Enio Morricone-s, kёndon ELISA e njё shfaqje "kometё" e FRANCO Nero-s (qё interpretonte DJANGO-n nё versionin e Corbucci-t, dhe sipas deklaratave tё vetё Tarantinos, qenka njё nga idhujt e tij.)


"Les Miserables" mё shkreu nё vàj. Edhe kёtu ngjarjen e njohim tё gjithё. Nё formёn e kёnduar ёshtё edhe pak mё i vёshtirё tё ndiqet, por gjёrat tё shijojnё mё shumё pas mundit. Shpresova deri nё fund qё Fantina tё mos vdiste, por pёrpikmёrisht u zhgёnjeva.

Tashmё moda ёshtё vintage e kёshtu qё rishikimet e filmave apo veprave madhore nuk duhet tё na çudisin edhe fort. (Nё fakt edhe im atё do tё kishte thёnё qё i shёrbejnё tё rinjve, e shtoj unё qё gjithnjё e mё pak lexojnё klasikёt  megjithёse postojnё thёnie tё famshme tё kёtyre veprave nёpёr social netёork-ё - tё njohin sadopak historinё e tё nxisin ndoshta ndёr disa stimulin tё lexojnё Tolstoj-in, Hygo-nё apo tё "googel-ojnё" kush ёshtё Sergio Corbucci.

SKEDA


Titulli origjinal: The Best Offer.

Tema: Virgil Oldman (çmimi Oscar Geoffrey Rush) ёshtё njё gjeni egocentrik,    ekspert arti, i njohur dhe i respekuar nё tё gjithё botёn. Jeta e tij rrjedh larg ndjenjave deri kur njё grua misterioze (Sylvia Hoeks) e fton nё vilёn e saj pёr tё vlerёsuar objeket qё ndodhen nё tё. Do tё jetё fillimi i njё raporti qё do tё trondisё pёrgjithmonё jetёn e tij.

Regjia: Giuseppe Tornatore

Prodhim: Itali 2012

Aktrojnё: Geoffrey Rush, Jim Sturgess, Sylvia Hoeks, Donald Sutherland, Philip Jackson.






Filmi pёr tё cilin do tё flas unё ёshtё “The best offer” i Giuseppe Tornatore. I njёjti regjizor i filmit fitues i çmimit Oscar nё 1988 me filmin "Nuovo cinema Paradiso", regjizor i "L'Uomo delle stelle", "Malena" e sёfundmi "Baaria" duke dashur tё kujtojmё vetёm disa.

Nё kёtё film tё fundit vjen me njё film absolutisht tё ri. Njё dramё personale, tencionuese e regji e mrekullueshme. Historia e njё ankandisti veprash arti nё moshё tё thyer dhe takimit me njё vajze shumё tё veçantё qё do tё shndёrrojё pёrgjithmonё jetёn e tij.

Duke mos dashur tё zbuloj asgjё nga zhvillimi i filmit apo finalen e tij, po ndalem pak tek regjia e mrekullueshme.

Tornatore pёr herё tё parё do tё tregojё qё ёshtё njё regjizor ndrёkombёtar e jo provincial. I largohet pёr herё tё parё temave siçiliane dhe bёhet internazional. Jo me kot edhe cast-i  ёshtё i tillё dhe filmi ёshtё xhiruar krejtёsisht nё anglisht, ngjarja zhvillohet nё njё shtet jo mirё tё pёrcaktuar tё Evropёs perёndimore. Skenari i shkruar prej vetё regjizorit ёshtё i ndёrthurur nё mёnyrё gjeniale e me njё regji tepёr tё pёrpiktё. Ambientet ( i xhiruar nga 16 prilli nё 11 korrik 2012 midis Bolzano-s, Triestre-s, Romё-s, Milano-s, Vienё-s e Pragё-s) janё tё magjepsura, çdo imtёsi e detaj tё pёrfshijnё nё kёtё atmosferё. Çdo gjё ёshtё e menduar  dhe e ndёrtuar me mjeshtёri gjeniale, me njё dorё tё padukshme qё harmonizon gjithça. Fotografia, skenografia dhe aktori kryesor Geoffrey Rush i pёrkasin Kinematografisё sё shkruar me gёrma tё medha, gjё tё cilёn synonte edhe Tornatore me kёtё film. Mund tё them qё ia ka arritur mrekullisht qёllimit.

Nuk ma merr mendja qё filmi mund tё shfaqet nё kinematё e Tiranёs, ku mbizotron sovran Hollywood-i, por bёni tё mundurёn ta gjeni e ta shihni kёtё film qё ndoshta nuk do tё ndyshojё jetёn tuaj por sigurisht do t’ju emocionojё.

F.


2 commenti:

  1. E ku ta gjejme kete filmin?

    RispondiElimina
  2. Nuk jam pergjigjur sepse une filmin e kam pare ne kinema dhe pas pyetjes tende fillova ta kerkoj seriozisht neper internet. Ka disa site qe te lejojne ti shohesh ne streaming por nuk e gjeta dot. Pas pak muajsh filmi do te dale ne DVD e atehere mendoj se mund te gjehet me kollaj edhe ne internet.

    RispondiElimina