lunedì 4 febbraio 2013

Mos i kerkoni burrit te laje enet




“Punët e shtëpisë nuk e ndihmojnë jetën seksuale. Dhe burrat që harxhojnë më shumë kohë në punët “tradicionalisht femërore” si, pastrimi, gatimi apo pazari, bëjnë më pak seks.  Rezultatet e një studimi të ri nga ana “American Sociological Review”, botuar kohët e fundit në Shtetet e Bashkuara, nuk lënë vend për dyshim: ata meshkuj të cilët ia dedikojnë kohën e tyre profesioneve tipike për meshkuj kanë një jetë shumë më aktive seksuale.

“Meshkujt të cilët marrin pjesë më shumë në punët e shtëpisë, që tradicionalisht janë punë femrore, kryejnë marrëdhënie seksuale më pak. Anasjelltas, meshkujt, të cilët bëjnë pjesën tradicionalisht mashkullore, kanë një jetë seksuale më të fortë”, ka thënë  autori i studimit, Sabino Kornrich. Në veçanti, rezultatet tregojnë se meshkujt që janë më të përfshirë në punët e shtëpisë, bëjnë seks me një mesatare prej 5 herë në muaj, ndërsa të tjerët njëzet herë më shumë në vit. Por ky rezultat i studimit nuk duhet të jetë një justifikim për të punuar më pak: “Duke refuzuar për të marrë pjesë në punët e brendshme, mund të shkaktohen përçarje dhe pakënaqësi të grave”, konkludon studimi.

J.

2 commenti:

  1. Keshtu i bie qe grate meqe bejne shume pune shtepie mbas marteses (apo bashkjeteses)i bie nder mend gjithnje e me pak per seks.D.m.th. Le ti bejme punet bashke qe edhe ti te qetesosh pak gjakun edhe mua te me ndizet pak me shume duke pase pak me shume kohe (per ta menduar te pakten) per ate pjese.ahahahahaahha;)
    P.S: Komplimente per blogun

    RispondiElimina
  2. hahahahahhahahahha, i forte ky komenti. Gjithsesi blog i bukur> E Gezofshi!

    RispondiElimina