Unë kam një vajzë, 3 vjeç. Kjo do të thotë se unë
zgjohem në mes të natës sa herë që vajza ime akoma e vogël ka nevojë. Herë është
e etur, herë djersin, herë zbulohet dhe herë sheh ëndërra që e trembin. Si çdo nënë që punon, edhe unë jam
shumë e lodhur nga dita dhe kam nevojë për gjumë. Por shpesh herë e gjej veten
shtrirë dhe zgjuar. Kam një ndenjë frike se kam lënë diçka pa bërë, se kam harruar të fus fasulet në ujë, të
hekuros një këmishë që i duhet tim shoqi për mëngjes, apo të çoj këpucën tek këpucari.
Në fakt këta janë arsye
konkrete për tu zgjuar, por më e keqja është kur zgjohesh pa asnjëlloj arsyeje.
Shikoj orën, 02: 00 e natës dhe jam e shtrirë duke u përjekur të kujtoj emrin e
protagonistes tek filmi “A Streetcar Named
Desire”, ose gjëra më të rëndësishme, si përshembull:
“Fëmijë i mirë”, është një përcaktor
i bukur, por sa mund i duhet një nëne që
fëmija i saj ta meritojë atë!
Ndihem keq për dinozaurët që
janë zhdukur dhe vajza ime 3 vjeçare duhet t’i njohë vetëm përmes filmave
vizatimorë.
Sa keq që nuk e njohu tim atë,
gjyshin e saj, meqë do përkonte pikëpërpikë me gjyshat e përrallave!
Duhet ta çoj vajzën patjetër
për vizitë tek ndonjë fshat që ta shikojë se qumështi prodhohet nga lopa dhe
nuk prodhohet në supermarket.
“Dora the
explorer”, vërtet është një serial vizatimor i këndshëm për fëmijë, por me fjalorin
që përdor në spanjisht krahas anglishtes, po e bën gjuhën e vajzës konfuze.
Nuk më merr
malli fare për jetën e qetë që kisha para se të bëhesha me fëmijë, por nuk mund
të jem e qetë kur çdo ditë fëmijët kanosen nga viruse të pamëshirshme.
Shprehja "Ujku fle, hasmi s’fle” më dërgon një mesazh të tmershëm për fëmijët e vegjël.
Për
tia marrë karamelet vazjës është e lehtë, por vetëm në qoftë se nuk e bëj të
qajë.
Nëse fëmija kur është sëmurë duhet të qëndrojë në shtëpi, përse atëherë të shohin shtrembër në punë kur ti duhet të rrish me fëmijën tënd.
Nëse fëmija kur është sëmurë duhet të qëndrojë në shtëpi, përse atëherë të shohin shtrembër në punë kur ti duhet të rrish me fëmijën tënd.
Dy gjëra me të vërtetë të bukura për
foshnjat janë se, ata kanë lëkurë të vërtet të butë dhe nuk vijnë era duhan.
Trishtohem kur mendoj se fëmijët e mi do të rriten në
një botë me rrezikun e shpërthimit të internetit gjithfarësojsh dhe muzikës komerciale.
Eshtë totalisht e pafalshme për vajzën time nëse ajo do të hedhë mbeturinat para shkallëve të pallatit dhe jo në vendin e caktuar.
Eshtë totalisht e pafalshme për vajzën time nëse ajo do të hedhë mbeturinat para shkallëve të pallatit dhe jo në vendin e caktuar.
Dhe duhet të
jem më e kujdeshme kur i pres thonjtë vajzës sime që të mos i nxjerr gjak nga lëkura.
N.
Nessun commento:
Posta un commento