Përveç shoqeve, kam
edhe një mik të mirë, të cilin e takoj shpesh dhe pi kafe me të gjatë orarit të punës. Bëjmë shaka,
flasim për jetën tonë dhe çfarë gjërash kemi bërë. Mendoj se është gjë e bukur
të kesh një mik me të cilin të flasësh. Ajo çfarë nuk ju thashë për të është se
të dy jemi të martuar me njerëz të tjerë. Nëse pikërisht tani ktheheni edhe një
herë dhe lexoni atë që kam shkruar më sipër, kjo miqësi merr një vështrim të ndryshëm. Ndoshta
ju po pyesni: çfarë është kjo miqësi? Mos
kanë gjë emocionale mes tyre???Ju siguroj që Jo.
Por, pyetja është:
burrat dhe gratë a mund të mbajnë miqësi, kur njëri ose të dy janë të martuar? Dhe
në qoftë se ata munden, cilat janë rregullat bazë?
Kur isha beqare,
kisha shumë miq meshkuj dhe ishin një pjesë e rëndësishme e jetës sime. Dhe jo
se isha e tërhequr seksualisht pas ndonjerit prej tyre, kështu që nuk kishte
ndonjë rrezik se mund të bija në dashuri me to. Asaj kohe nuk e kisha marrë
parasysh se çfarë mund të ndodhte më tej, nëse ndonjeri nga këta miq binte në dashuri
me mua.
Mirëpo kur kjo gjë ndodhi, pra kur shoku im i shkollës më tha se nuk më shikonte dot vetëm si shoqe, unë u përpoqa ta mbaja sa më larg këtij argumenti. Por kjo për pak kohë, sepse ai përsëri u përpoq të më shpjegonte si aksidentalisht se, nuk më shikonte dot si shoqen e tij dhe pas refuzimit të radhës, ai u largua i dëshpëruar dhe zuri të dashur një mike tjetër tonën. “Nuk mund të të kem shoqe, o të dashur, o asgjë”.

Mendova se kjo
ishte vetëm një gjë e viteve të shkollës, por kjo rezulton se duhet të jetë
mënyra me të cilën burrat dhe gratë kanë të bëjnë me njëri-tjetrin. Kohët
e fundit një studim i publikuar në “Scientific American” deklaroi se gratë kanë
më shumë gjasa të mbajnë një mashkull në lidhje platonike, ndërsa burrat e kanë
shumë më të vështirë. Këto miqësi janë maskuar me një mbulesë impulseve seksuale nga njëra prej palëve. Në
studim thuhet se meshkujt janë shumë më
të tërhequr seksualisht ndaj mikeshave të tyre, ndërkohë që femrat janë më pak
të tërhequra për miqtë e tyre meshkuj.
Kur takova burrin tim, ai në fakt ishte një ndër ish shokët e mi, me të cilin kishim humbur lidhjet prej vitesh dhe rastësisht kur u ritakuam, e pamë njeri- tjetrin me sy tjetër. Ishte një ndër miqtë me të cilin për fat, zbuluam një tërheqje seksuale ndaj njeri- tjetrit. Pasi u martuam, pothuajse të gjithë miqtë e mi meshkuj ranë në buzë të rrugës. Kohët e fundit, kam pyetur shoqet e mia të martuara nëse ata ende kishin miq meshkuj, dhe ata, gjithashtu, më lanë të kuptoj se miqtë e tyre meshkuj ishin zhdukur prej kohësh. Miqësitë e punës ishin OK, por duke marrë në konsideratë ato jashtë punës, starti ishte jo i mirë.

Duke hedhur një sy
tek miqtë e Facebook-t, konstatoj se shumë miq të shkollës së mesme, të
universitetit, që i mendoja të afërt, nuk ekzistojnë fare në listën time, madje
edhe kur ekzistojnë, kontakti me to është shume i thatë, formal. Në këtë rast,
fëmijët janë pjesë e ekuacionit të
komunikimit me ta, përmes komenteve apo “like” mbi fotot e të vegjëlve.
Nuk e di, nëse është
pjesë e progresit natyror që përfundojnë këto miqësi të ngushta, apo sepse ka
një mungesë interesi për shkak se partneri ynë na plotëson nevojën që kemi për
seksin tjetër? Ose kjo vjen, pse gratë e ish shokëve mund të tronditen nga miqësia
me ish shokët tanë. Sa për vete e di mirë se, nuk do të më pëlqente aspak që
burri im të kishte një miqësi të ngushtë me një grua tjetër, përveç nëse ajo do
të kishte pamjen e një rosaku të shëmtuar.
N.
N.
Nessun commento:
Posta un commento