Dita e ftohte dhe ngrohtesia e shtepise, sot me inspiroi te pergatis kete Sfoljat me Molle, ose Strudel te kendshem. Eshte shume i shijshem dhe ka arome te mrekullueshme. E kane tradite sidomos shume krahina nga veriu i Italise, Austrise, Gjermanise dhe Zvicres. Sot e bera ne shtepine time dhe vendosa ta ndaj me ju!
Perberesit:
1 pako pete e gatshme sfoljat.
Per mbushjen:
molle korce te ndara me copa te vogla,
2 luge rum
1 luge sheqer te kuq
1 grusht arra te grira,
1 luge gjelle stika,
2 kokrra fiq te thate,
kanelle,
sheqer per sperkatje
pak qumesht
Pergatitja:
Ne nje tigan vendosim te ziejne ne zjarr te ngadalte mollen me rumin dhe sheqerin e kuq, derisa te zbutet molla. E le te ftohet.
Pastaj vazhdojme proceduren me peten e gatshme sfoljat. E hapim mbi vendin e punes dhe e sperkasim me pak kanelle pluhur, nje grusht arra te grira imet, nje luge gjelle stika pishash, 2 kokrra fiq te thate te grira holle. Pasi kemi hedhur te gjitha keto mbi siperfaqen e petes ne menyre te njetrajtshme, e rrotullojme peten ne forme ruli, e lyejme siper me pak qumesht dhe e fusim ne furre me 180 °per 15-20 minuta. Pas pjekjes e pluhrosim me sheqer pluhur.
Ju befte mire!
J
Nessun commento:
Posta un commento