Ambicioz lind apo behesh? Ia bej shpesh vetes kete pyetje koheve te fundit, qe kur edukatorja e kopeshtit publik ku vajza ime ndjek parashkollorin, me ka thene disa here se ime bije i di te gjitha por nuk e vret mendjen “tia shpoje veshet zyshes “a ta them une, a ta them une”, sic ben ai djali aty, apo ai tjetri atje, apo kjo vajza ketu….
Fillimisht reagimi im shprehte nje solidaritet dhe mirenjohje per edukatoren qe ishte kaq e kujdesshme dhe largpamese ndaj time bije. Madje asaj dite u bera bishe ndaj te vogles, ndaj gjithe rruga nga kopeshti ne shtepi, ishte nje monolog me tone pak te ngritura me vajzen time te vogel, monolog qe nuk ia fal vetes, pasi ne fund te bisedes, me tone te ndrojtura, me pyeti “mami, pra ti nuk qenke krenare per mua?”
Dhe ky ishte momenti qe i thashe vetes “stop”. Ajo eshte thjesht nje femije 6 vjecar, qe luan me kukullat dhe endrrat e saj. Qe pikturon, krijon libra me flete te palosura A4, u ve titullin, i pikturon, shkruan ngjarje per ta dhe “na i shet” ne dy prinderve te saj, mbremjeve kur mblidhet e gjithe familja.
Nisa ta qetesoj veten duke thene se rendesi ka qe eshte nje vajze e zgjuar, qe di cdo gje qe duhet te dijne femijet e kesaj moshe, qe ka nje fantazi te shfrenuar, qe i pelqen t'i lexosh para gjumit perralla dhe me se shumti ka nisur t'i lexoje vete. E pra, ndjesia qe provova asaj mbremjeje, kur ia largova librin me perralla nga dora, u be balsam per shpirtin tim. Ndaj puthja qe i dhashe ne gjume ishe dhe falja qe i kerkova asaj.
Mirepo kontakti yne me edukatoret eshte i perditshem dhe une zakonisht pyes nese ime bije ka qene e sjellshme, si komportohet me shoket e grupit, si i zgjidh situatat sociale, cfare ka refuzuar dhe cfare ka pelqyer. Cfare kane bere si mesim dhe nese eshte kenaqur apo merzitur…..
Por keta pyetje e mia, nje prej ketyre diteve te shkurtit, mu duken fare pa sens ne raport ne pyetjet e mamase se nje vajze, mikeshe te vajzes sime ne kopesht. Une nuk e njihja, por nje dite u ndodhem para edukatores, ne te njejtin moment dhe ngela vertet pa fjale nga intensiteti i kerkeses se gruas ndaj femijes se vet. “Une pretendoj shume nga vajza, me tha ajo, pse te mos jete e para, cfare i mungon? Te gjitha ia plotesojme. I kam blere edhe abetaren e klases se pare, edhe matematiken, edhe Digitalbin, i kemi mbaruar te gjitha ushtrimet, tani po bejme problemat. E ve te beje tre ore pasdite nga dy faqe me shkronja, fjale, ushtrime e problema…..Pse te mos jete e para???? Une nuk arrita te bej shkolle, parukiere punoj, por vajza ime duhet te shkelqeje…..Po vajza jote shkelqen??????
Hodha syte tek dy shoqet, ime bije vazhdonte te luante me lojen e kuzhines dhe perziente me luge miellin imagjinar, ndersa shoqja e saj priste te emen qe fotografonte me celular vjershat e reja te afishuara ne mur, qe tia mesonte asaj pasditeje ne shtepi e te nesermen ne kopesht te shkelqente…
“Si ishte ime bije sot?”, pyes perseri edukatoren….”Mire, mire, por nuk e vret mendjen per te qene e para….. eshte shume e sakte, te gjitha i di, por nuk t'i shpon veshet duke kerkuar te ngrihet ne mesim…E shikon ate djalin??? Ai eshte FENOMEN, e di apo nuk e di nje gje, ai te cmend, o do e thoje, o vdes…”Po vajza ime, cfare ka punuar sot, vijoj pyetjen une. Po, po, punoi, por shiko kete djalin, aman sa fenomen eshte, o do te jete i pari, ose vdes….shiko si i ka bere keto shkronjat, i pari i mbaroi, ca drejte e sa shtrember, por ishte i pari, ndaj ia kam ekspozuar ne mur…. Kurse vajza jote, nuk zihet me femijet per t'i sjelle me vrap e para, megjithese i ben shume sakte. Duhet me jete me ambicioze…….
Ne fakt ky eshte mendimi i zyshes, pse jo edhe mendimi i nje pjese te madhe te shoqerise qe ambicia te shtyn perpara….Keta nuk pyesin se secili femije ka karakterin e ti dhe kjo gje duhet respektuar. Te gjithe keta i mesojne femijet te jene te paret, pa i shpejguar koston qe mund te kete kjo beteje gjate jetes. Por, a justifikohet gjithcka ne emer te ambicies??? Femijeria e humbur, pershembull, nga zgjidhje ushtrimash e problemash pa fund per hir te te qenit i pari???? A justifikon stimulimi i ambicies te eger te femijes, endrrat e papermbushura te prinderve te tyre per te bere shkolle, mesuar gjuhe te huaja, per te ndjekur kurse pa fund, per te marre deftesat me te gjitha dhjeta…?????
A nuk rrezikohet brezi i ardhshem, nese stimulojme tek femijet parimin se gara per te qene i Pari, justifikon zhurmen pa thelb “ta them une, ta them une” dhe kesisoj rrezikojme te rrisin individe siperfaqesor??????Qe marrin persiper shume, e ne fakt pak dijne te bejne.
Jam e mendimit qe ambicia te ndihmon te ecesh perpara, por jo te behet parimi i pare i jetes.
Pastaj mendoj edhe dicka tjeter. Edhe nese ne fushen profesionale, ambicia eshte ajo qe te ben te ecesh dhe ti ftitosh gjerat, ne fushen sentimentale, gjerat sipas meje jane pak me ndryshe. Sepse nese nje vend pune mund ta fitosh edhe duke zhvilluar ambicien e eger brenda teje e duke sfiduar cdo gje, ne fushen e ndjenjave kjo skeme nuk funksionon. Sepse ne dashuri 2+2 mund te bejne edhe 5, ose me shume.
Dhe per mua ime bije neser do te jete e fituar, nese del fitimtare ne te gjitha betejat e jetes.
Gjume te embel zemra ime dhe shikofsh enderra me princesha!
Nessun commento:
Posta un commento