lunedì 21 gennaio 2013

"X Faktor provokon me Kaniten"


Kanita ne interpretimin e mbremshem me "Russian roulette"



Kanita është një vajzë e vogël e talentuar që unë e njoha mbrëmë përmes “X Factor” që transmetohet ne Tv Klan. Por meqë nuk kam pasur kohë fizike ta ndjek si spektakël,  më në fund mbrëmë i kushtova pak kohë, duke ia “vjedhur” punëve të tjera…(!)
Për konsideratën ndaj spektaklit, do të flas një herë tjetër, pasi ta kem parë me më shumë vemendje  dhe me disa puntata të plota (megjithëse e krijova një opinion paraprak).
Por ajo çfarë më bëri përshtypje ishte paraqitja skenike e Kanitës, një vajze të vogël 12 vjeç, që vinte nga Maqedonia, me një vokal tepër të mirë, me talent premtues. Këndoi “Russian roulette" dhe për t’iu përshtatur natyrës së këngës, produksioni e kishte sajuar Kanitën si mos më keq. E gjora vajzë e njomë me atë look si valltare kabareje. Fëtyra e saj si ëngjëll dhe ajo e lyer dhe e ngjyer si lërë mos  e pyet. E veshur si valltare provokuese!
A nuk mund të gjendej për Kanitën një veshje tjetër, jo më pak skenike, por më e përshtatshme për moshën e saj, kur shoqet e saj akoma luajnë me kukulla! (Tani mbase me kukulla jo, por as për Kabaret nuk e kanë moshën).
Në mendje më vijnë tani, dy mbesat e mia. Pak a shumë të kësaj moshe dhe në momentin  që më dalin para syve me veshjen hipotetike të Kanitës së vogël e shumë të mirë, një krisje e fortë ndodh në shpirtin tim!    


Prezantuesja Alketa Vejsiu me Kaniten ne nje nga netet e konkurrimit

Nessun commento:

Posta un commento