RRAKOLLE (ROLE) ME CARCIOFI E MOZZARELLA
Për këtë recetë duhet:150. gr brumë pizze, 4 carciofi të zier përpara me pak vaj, verë të bardhë, majdanoz e hudhër, kripë, ullij të zinj pa bërthamë,1 mozzarella e ndarë në formë kubike, pak vaj për të lyer taven, pak rigon.
E hapim brumin ne forme drejtëkëndëshe, në anën e sipërme vendosim copat e carciofi-t, njëri pas tjetrit, pastaj mozarrella -n siper, si dhe pak ullinj të ndarë në rrathë të vegjël. Pastaj fillojmë ta rrotullojmë brumin, e mbyllim nga të dyja skajet dhe e vendosim në tave duke e lyer me pak vaj. E zbukurojmë me ullijtë e mbetur dhe rigon, pastaj e pjekim në furrë me temperaturën 200 -220 gradë per 15 -20 minuta.
Ju bëftë mirë!
Receten ju lutem, sepse duken shume te shijshme
RispondiEliminase shpejti receta....:)
RispondiEliminaFalemidnerit per sqarimin e recetes. E provova dhe doli shume e mire. Ju lutem sa me shume receta te vecanta sepse i vecante eshte edhe blogu juaj. urime
RispondiElimina