Në kujtim të Whitney Huston
E para gjë që më pyeti im shoq sa u kthye sonte nga puna, ishte nëse vazhdoja të pija ksanaks (xanax). Po ç’pyetje është kjo? Jetoj unë pa ksanaks? Si mund t’i mposht ankthet e mija pa të?
“Sepse Whitney Huston vdiq pasi pinte ksanaks dhe alkool. Ndërsa ti dje në drekë pive një gotë birrë e vazhdon të marrësh ksanaks”.
Ndërsa im shoq më tregonte lajmet e fundit për pistat e hetimit që kishin ngritur mediat e huaja lidhur me vdekjen e Whitney, mua më doli para sysh një kasete e vjetër me shirit, nga ato që sot nuk ekzistojnë më, me ngjyrë kafe të errët, që unë e kisha dëgjuar me dhjetëra here në muzgjet e lumtura të rinisë sime të hershme nga magnetofoni i shtëpisë. Më doli para sysh dhoma e vogël me shtreterit e saj, dritarja që shikonte nga oborri i komshisë e ku dëgjoheshin sistematikisht “këngë me çifteli” nga malësia, kakarisja e pulave që grindeshin për kokrrat e kallamoqit dhe unë symbyllur duke parë veten si në një mirazh të bukur, në “I will always love you”. Të gjitha ëndrrat e mia krijoheshin brenda një hapësire të vogël, që ishte shtëpia dhe shkolla, por brenda tyre kishte me mijëra dritare nga ku unë shihja botën dhe bashkë me Whitney këndoja “One moment in time”.
Ishte koha kur kisha nevojë për dashuri dhe kur Whiteny dashuronte sinqerisht. Ishte koha kur ajo kishte pushtuar botën dhe unë isha pushtuar nga ëndërrat se do të bëja gjëra të jashtëzakonshme e mbi të gjitha do të fitoja betejën e dashurisë. Po sa e vështirë ishte kjo betejë?
Tani e besoj se, sikundër unë, as Whitney në kulmin e suksesit nuk e dinte. Dashuria atë e shtyu në krahët e Bobby Brown, mashkulli problematik, që veç gjërave të tjera, e prezantoi me ksanaksin…
Të gjitha këto më dolën parasysh dhe sidomos mu gdhend para sysh numri 48….
Shumë e re për tu ndarë nga kjo botë! Nga bota moderne, ku femrat pijnë ksanaks dhe drekojnë me një gotë vere a birrë. Ndërsa meshkujt pijnë vetëm birrën apo verën, në më të shumtën e rasteve pa ksanaks.
Nessun commento:
Posta un commento