sabato 18 febbraio 2012

San Remo dhe "shenjtore te tjere"

SAN REMO DHE "SHENJTORE" TE TJERE 

 
Fituesja e festivalit Emma Marrone, me prezantuesit, G.Morandi dhe R. Papaleo
Ka kohë që në fakt nuk e ndjek Festivalin e famshëm të Sanremos. Kur isha e vogël  mezi e prisja festivalin dhe diskutimet për të, duke filluar nga këngët, prezantuesit, veshjet, truku e të ftuarit, vazhdonin me javë. Cdo gjë në fakt ndodhte kur akoma nuk e njihja Italinë nga afër e festivali më bënte të ëndërroja dhe të fantazoja për këtë vend. Nuk më shkonte kurrë mendja se pikërisht në Itali do të vendosesha përfundimisht e do të hidhja rrënjë të reja. Kur arrita këtu, u habita shumë, kur vura re se ajo që unë e konsideroja si KULT, këtu s'përfillej fare nga moshatarët e mi. Më pas mësova të njoh këngëtarë e rryma të reja, që ishin në një tjetër nivel e që nuk kishin "nevojë" për vitrinën e Sanremos për t’u konsideruar dikushi. Të them të vërtetën, kam provuar ta shoh disa herë ndër vite, por nuk ia kam dalë. Gjithmonë e gjithë vëmendja që i përkushtohej më dukej e tepërt. Duke filluar nga Pasfestivali (që pa humbur kohë u kopjua edhe nga festivali shqiptar) për të mos folur për të gjithë programet-satelit që i bëjnë eko Sanremos, që nga ora gjashtë e mëngjesit e deri në darkë. Pra, më ishte krijuar një lloj neverie nga mbidoza.
Por, pas disa vitesh injorimi reciprok për festivalin, sivjet e pashë. Jo nga fillimi në fund (përveç natës së parë), por mund të them që e pashë. E nuk mund të them që nuk më pëlqeu. Këngët si zakonisht nuk arrita t’i vleëesoja që në momentin e parë, por pas natës së katërt, duke marrë parasysh që dëgjohen kudo, që nga mëngjesi në darkë, fillova të veçoj të preferuarat e mia. Më pëlqen Noemi, Nina Zilli,(çuditërisht) Arisa dhe Samuele Bersani (sidomos pas interpretimit të këngës "Un pallone"(Një top) me aktorin Paolo Rossi.
Belen Rodriguez, show girl argjentinase, ne nje nga netet e festivalit
Meqë u ngacmova për përshtypjet e festivalit "këtej nga ne" po ju tregoj që ka kritika të shumta (por kur nuk ka pasur ???) Kritikat fillojnë që në natën e parë për Adriano Celentano-n e vazhduan natën e dytë a të tretë për "fluturën" e Belen-it (e cila, meqë ra fjala u ka hapur punë shumicës, duke kërkuar nëpër web modelin e mbathjeve, që sipas disave i mbathte, dhe sipas të tjerëve jo) e përsëri për morinë e fjalëve "të forta", që sikur u ç’doganuan përfundimisht nga ky festival. Provokimet mjaft të forta të Celentano-s duken sikur bijnë nga qielli në të njëjtën kohë kur populli kërkonte vend e pa vend (duke hapur edhe grupe në Facebook!!!!) pjesmarrjen e tij në Festival. Ja, më në fund Celentano tha : "Po, do të marr pjesë" dhe vuuuu morija e të tjerëve që e kritikojnë për shpërblim marramendës, e që disi u qetësuan kur morën vesh se këngëtari do t’i jepte për bamirë.
Celentano erdhi, foli, e nuk e di se çfarë prisnin!?Të krihte bishta, apo të ngrinte moralin (në fund të këmbëve) të italianëve, gjë që faktikisht arriti ta bënte mrekullisht Benigni, një vit më parë (e kam parë në youtube), e që në fakt do të ishte përsëritje!?
Sa për "fluturën", besoj se nuk kane pse të ngrihen feministet e të klithin "skandal", kur asnjera nuk luajti kembën për ta mbrojtur, kur Belen-it, para pak muajsh iu publikua, pa lejen e saj, një video private (që tregonte me shumë se një "flutur"). Zonjusha në fjalë është në moshë madhore, është mrekullisht e bukur dhe i pëlqejnë një çikëz provokimet. Shohim gjëra shumë më revoltuese gjithe ditën gjatë edicioneve të lajmeve, apo ndër reality turlisoji këtu në Itali, por edhe në Shqipëri, me funeralet "live" gjatë të cilëve gazetarë të paskrupuj, intervistojnë të afërm e të mitur të të ndjerit. Por nejse, kjo kërkon një shkrim në vehte.....
Fjalët e ndyra edhe mua në fakt më impresionuan disi, sepse në Rai na kanë mësuar me një farë filtri. Kritikat janë të forta e nga të gjitha anët.
Tashmë që festivali mbaroi, kemi parë në natën e fundit një Celentano që e mbante disi gjuhën….dhe një Belen e cila e ka hedhur tashmë "bombën" e fundit për këtë festival. Kemi mësuar edhe se kush fitoi. Por nuk mbarojnë këtu diskutimet, përkundrazi….
Prandaj, diskutim të zjarrtë!!!!

Nessun commento:

Posta un commento