Pakez shije nga "Sanremo & Friends"

Gjithsesi mendoj se njohja dhe mos njohja, ndjeshmeria ose pritja e ftohtë në disa raste, nuk lidhen me faktin nëse je, ose jo, injorant muzike, por edhe me disa faktorë të tjerë, që janë rrethimi gjeografik, baza tradicionale, prirja ose jo nga muzika anglosaksone , në raport me pjesën tjetër, etj.
Kështu përshembull, më bëri përshtypje pritja e ftohtë që iu bë Goran Bregoviç dhe orkestrës së tij, kur ne si ballkanas na bën që të hidhemi përpjetë. Dhe kjo ndodh, sipas meje, jo se për italianët Goran nuk ka vlerë, por duke mos qenë ata vetë ballkanas, nuk janë të influencuar nga muzika e tij tipike e këtij rajoni. Ndërkohë që dukej qartë pëlqimi për spanjollin Sergio Dalma (i panjohur ne Shqipëri), apo portorikanin Jose Feliciano (edhe ky i panjohur).
Nga e gjitha kjo dua të themi se duhet të mësohemi që ta pronojmë më shumë njeri-tjetrin dhe kjo bëhet jo duke përjashtuar (sa më pëlqeu idea e autorëve të Sanremos për të përfshirë të ftuar nga tradita të ndryshme muzikore!), por duke i krijuar vetes mundësinë, që të dëgjojmë në kasetofonin e vogël të makinës, ndonjëherë edhe muzikë franceze, spanjolle, gjermane, apo çfarë do lloj muzike tjetër që ka vlerë estetike!
Sepse jetojmë në një botë që shkon drejt globalizimit dhe ku vlerat individuale duhet të njihen! Vlerat duhet të qarkullojnë!
(Ky shenim eshte shkruajtur sipas perjetimit te njeres nga Nete t(e) reja, qe jeton ne Shqiperi. Dhe ky eshte kendveshtrimi nga Tirana. Persa i takon kendveshtrimeve te tjera mund te kemi reagime te kunderta..... ::)
Nessun commento:
Posta un commento