lunedì 11 giugno 2012

Turist në Durrës

Turist në Durrës Dhe thonë që Shqipëria ka kapacitetet e nevojshme për të pritur turistët e huaj… Nuk e di cilët turistë të huaj, gjermanë, anglezë apo amerikanë, duan të vijnë e të kalojnë pushimet tek ne? Pikërisht këtë pyetje i bëra dje tim shoqi, ndërsa rropateshim nga njëri restorant tek tjetri në bregdetin e Durrësit, në pritje të një pjate të shijshme për drekën. “Gulash (një gatim tradicional hungarez me mish e patate, por që ju siguroj që është shumë larg recetës origjinale-shënimi im), qofte me mish të paidentifikuar, salcë kosi, patate të skuqura, pilaf, paqe, biftekë dhe peshk të skuqur, megjithëse ti e ke porositur zgare…. Peshku nuk të jep mundësi zgjedhjeje, ka vetëm një lloj peshku që kamarieri thotë se e ka emrin “shtizë”, por në vend të 500 lekë (të reja), që është shkruar në menu, bën 600 lekë… Makaronat, apo pastat, siç u thuhet ndryshe, nuk ekzistojnë, megjithëse janë të shkruara në menu dhe, kur kërkojmë diçka të tillë, të shoqëruar me verë të bardhë, kamarieri që është djali i pronarit na thotë: “Ah, më vjen keq, nuk bëjmë makarona”…”Po ju i keni të shkruara në menu….”, i themi….. “I kemi, i kemi të shruara, por nuk i bëjmë se nuk na i kërkon njeri…” “Po pizza, a bëni?”. “Po i bëjmë, por me thënë të vërtetën nuk i bëjmë si në Itali. A ju bëj më mirë ndonjë mish?” “Po garniturë zarzavatesh keni?” “Jo,…nuk kemi….por bëjmë sallatë me domate e qepë, me të kënaq…” “Atëherë na sill një pizza margharitta, një biftek, një racion peshk dhe dy gota verë të bardhë”. “Pse, në Itali jetoni ju? Se veç ato kërkojnë makarona e verë???” Kamarieri merr porosinë dhe del, ndërsa ne buzëqeshim me ironi. Më në fund vjen porosia, pavarësisht se ashkush nuk ndërron letrën e tavolinës nga vakti që kanë ngrënë klientët para nesh. Dreka kalon me prishaqejfin e drekës…..përreth nuk më zë syri asnjë restorant të hajrit, të gjithë servirin vetëm gulash e qofte…..Ndërkohë që rezultati i cilësisë së ushqimit lë shumë për të dëshiruar…Pizza ka sipër një lloj djathi, si gjalp, brumi nuk ngjan me të pizzave por me të bukës. Peshku është i varfër në sasi, ndërsa bifteku nuk ka shije……

Nessun commento:

Posta un commento