Një blog si një revistë, ku do të gjeni këndvështrimet dhe jetët tona, në të përditshmen e tyre.
lunedì 4 giugno 2012
Te shtunen tek Stela
Të shtunën në mbrëmje, me bashkëshortin dhe vajzën time te vogël shkuam tek Stela. Stela është një prej lokaleve të shumtë të Tiranës, nja 6-7 km larg, përgjatë autostradës për në Durrës.
Pishinë të mirë, lodra për fëmijët, birrë të freskët dhe produkte zgare….Pas një ditë të lodhshme vere ky ambient mendoj se është i duhuri për të hequr stresin….Dhe kështu përfunduam tek Stela, zumë një tavolinë dhe nisëm të shijonim, ne birrën dhe zgarën, ndërsa ime bijë picën dhe lodrat. Kur menduam se kishim përmbushur gjithë kënaqësinë tonë dhe sytë po na rëndonin nga gjumi dhe birra, vetëm atëherë u bëmë kureshtarë për t’u ngritur dhe për të parë se ç’bëhej në pjesën e pishinës të rrethuar me gardh të bardhë. Në fakt muzika dhe të thirrura të çmendura dëgjoheshin prej nja një ore dhe të zhytur në botën tonë familjare, nuk ishim treguar aspak të vëmendshme për të parë përtej….
Me vajzën në krahë u drejtuam për aty…..Dhe pamë një dyzinë vajza dhe djem të rinj, adoleshentë, që kishin flakur këpucët dhe rrobat e trupit, dhe me rrobat e banjos kridheshin në ujë, kërcenin, pinin alkool dhe putheshin…. Platforma ishte lagur e tëra, balerinat kërcenin në skenën ballore të pishinës ndërsa adoleshentët ngopeshin me alkool, puthje dhe prekje të paturpshme….
U përpoqa të shmang vështrimin e time bije duke I treguar hënën e plotë në qiell, ndërsa me tim shoq nisi diskutimi për to…
Unë shqetësimin tim e reflektiva menjëherë. Jo se kam gjë kundër këtyre të rinjve, jo se i paragjykoj për festimet e tyre të bujshme të “kalajmajve” dhe lodrat e tyre të “doktorit”, jo se jam konservatore dhe bëj moralisten, por I trembem kohës kur ime bijë do të kërkojë të njëjtën gjë, në mos më shumë, sepse do të jetë një tjetër kohë.
Shqetësimit tim, iu përgjigj në mënyrë të drejtëpërdrejtë im shoq. “Mos ke ndër mend ta pengosh vajzën të jetojë adoleshencën e saj? Unë përvete s’dua ta ndaloj. Ajo ka jetën e saj dhe unë dua që ajo të bëjë gjithçka çfarë e bën të lumtur, sikundër ke bërë edhe ti, sikundër kam bërë edhe unë”, konfirmoi ai.
Në fakt ai ka të drejtë. Unë nuk dua të jem një prej atyre nënave arbitrare që vendosin ashpër për fëmijët e tyre. Dua të jem mikeshë e vajzës sime. Nuk kam si e ndaloj kur ajo të kërkojë të argëtohet me miqtë e saj. Të ketë të dashurin e saj…Por dua që të mbështetet tek unë kur të humbasë të dashurin e parë.
Pas gardhit të bardhë shoh një mama dhe gjyshe, shqetësimi i të cilave lexohet në sy. Mes errësirës nga skuta e shkurreve ku janë fshehur, ata me sy zhbirilojnë vajzën e tyre. Vajza ka rroba banjo të kuqe, ndërsa djaloshi ngjitur me të e prek pa teklif.
Instiktivisht shtrëngoj vajzën në krahët e mi. E di se shumë shpejt do të vijë koha e ajo do “largohet”. Nuk dua të jem një nënë intolerante. Thjesht nuk dua lot në sytë e saj….
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento