domenica 20 gennaio 2013

"Creation"

“Origjina e specieve”, filmi i vitit 2009 i regjisorit Jon Amiel, më bëri të mendoj gjatë dhe të qaj gjatë. E pashë vetëm 2 netë përpara, pasi vura vajzën në gjumë. Ja ku kisha para syve të mi Sir. Charles Darwin-in, jo atë tullacin e plakur me mjekër, që fëmijë e kisha ndeshur të stampuar tek libri I Biologjisë, por një Sir. të një kategorie krejt tjetër: elegant, I ndjeshëm, gjenial, baba shembullor, gjë që nuk mund ti konstatoje nga një libër biologjie, ku ajo cfarë më kishte mbetur në mendje, ishte se : “Origjina e njeriut vjen nga majmuni”. Me mendje pa të drejtë e kisha gjykuar si heretik, si të pafe, si kondravers(!) Mirëpo mbrëmë, siç shkrova pak më sipër, pashë një film të mirë, filmin “Origjina e specieve” (Creation), kushtuar shkencëtarit të madh dhe rrugës së mundimshme për të shkruar librin që tronditi botën, që shkundi bazat e besimit të shoqërisë së kohës, por edhe vetë jetën personale të Darwin-it. Pas tronditjes që më shkkatoi filmi, nuk mund ta akuzoj më si heretik, por vetëm si shkencëtar. Se vetëm një mendje gjeniale dhe një shkencëtar I vërtetë, nuk heq dorë nga e vërteta e shkencës…Edhe pse duhet të luftojë qoftë brenda familjes së tij, me gruan, me famulltarin e kishës, me opinionin e gjithçka tjetër. Ky burrë kishte sakrifikuar gjithë jetën në udhëtime ekspeditash, I kishte rënë botës kryq e tërthor, kishte eksploruar me qindra specie të të gjitha llojeve, dhe pavarësisht kundërshtimeve apo aprovimeve që I janë bërë, ai nuk mund ta flakte tej, Teorinë e tij të origjinës. “You’ve killed God, sir. Congratulations!” deklaronte Thomas Huxley (Toby Jones) në adresë të Charles Darwin (Paul Bettany) në fillim të filmit. Dhe në fakt dhimbja për këtë fakt duket se e shoqëroi deri në fund të jetës së tij, shkencëtarin e madh. Ju ftoj ta shihni këtë film të madh….

Nessun commento:

Posta un commento