Zonja në fjalë është një Deputete Italiane e Parlamentit Europian, quhet Licia Ronzulli. Fotoja më bëri të buzëqesh fillimisht; pamja është e bukur: një nënë e re, e veshur me shije, e trukuar dhe e krehur në mënyrë perfekte, që përfshin edhe të bijen e vogël 18 muajsh (me sa duket nga fotoja) në aktivitetin e saj si Eurodeputete. Ideja në fakt është e shkëlqyer: nënat punojnë dhe kujdesen në të njëjtën kohë per femijën e tyre!!!!(???)Vazhdova kërkimin dhe pashë që kjo ndodhi nuk ishte e rastësishme, por që Zonja në fjalë e kishte sjellë vajzën në seancën parlamentare qe kur paska qënë 6 muajshe.
Pra e paska bërë “vijë” këtë punë. Sa më shume që e shihja, e aq më shumë fillova të kujtoja kohën (jo shumë të largët) kur edhe unë kisha dy vajzat e vogla. Unë jo vetëm që nuk flija gjatë natës, pasi të dyja zgjoheshin me dhjetëra herë dhe në mëngjes kisha një pamje shumë të largët me zonjën në fjalë. Fytyra ime, në zgjim, tregonte pa mëshirë të gjithë lodhjen e natës, atë të natës së mëparshme dhe atë të së mëparshmes akoma..... Ndihesha aq e lodhur sa që nuk kisha as forcë e as dëshirë të kaloja pragun e derës.....(lëre pastaj të shkoja në punë!!!!)
Këto mendime po më ngrysnin gjithnjë e më shumë sot edhe më vonë kur nuk isha më para kompiuterit e po merresha me punë të tjera.
Ngrysjen e vuri re edhe ime motër që erdhi për vizitë pak më parë tek unë. Ajo sikur ma hoqi pak trishtimin. Pikëpamja e saj ishte pak më ndryshe se e imja: “Kjo zonjë sipas meje, tha në shtëpi ka të paktën një dado, që merret me vajzën dhe puna e saj në Parlament nuk ma merr mendja se zgjat shumë. Shkon, voton dhe ikën, sepse më duket e çuditshme që një fëmijë aq i vogël të arrijë të qëndrojë me orë të tëra (të paktën 8, si gratë e tjera “normale”) në një ambient të tillë, ku nevojat parësore të një fëmije të vogël nuk mund të kryhen.
Ndoshta gënjej vehten, por duke i parë dhe riparë këto foto, e gjitha më duket si reklamë. Reklamë për deputeten, për partinë (nuk më intereson cila) që perfaqëson, për aktivitete të tjera që kjo zonjë mund të zhvillojë, e që pa dashur t’i heq vlerat, janë sigurisht të denja..... Nga ana tjetër shpresoj që votimet e deputetes në fjalë të kenë të bëjnë me gratë, me të drejtat e tyre për tu bërë nëna pa qenë nevoja të pushohen nga puna për këtë. Shpresoj që të votojë për të drejtat arsimore (kopshte e shkolla) publike ku edhe femijët që nuk i kanë nënat parlamentare, të mund të shkojnë në kopësht, pa ju dashur të presin rradhën nëpër lista të pafundme.
Dhe hodha sytë tek flokët e mi të pakrehur tek parukierja, ndërsa sytë më shkuan për të njëqindën herë tek ora e murit. Duhej të çoja time bijë në kursin e pianios, ta merrja përsëri, të bëja pazar, ta ndihmoja për mësimet, të gatuaja, të hekurosja ca rroba ….
Pershendetje! Edhe une rastesisht ndesha ne kete blog dhe e lexova artilullin me interes. E njihja kete fenomen sepse mediat italiane kane folur per te disa here.
RispondiEliminaDoja thjesht te mbeshtesja deri ne njefare menyre mendimin se zonja ne fjale i perket nje realiteti komplet tjeter. Nuk dua te hyj ketu ne aspekte te jetes se saj private nese ka apo jo persona qe e ndihmojne ne shtepi. Dua thjesht te nenvizoj faktin se tipologjia e punes, profesionit te saj ia lejon nje gje te tille. Po te bente nje pune tjeter, segretare apo avokate apo punonjese ne nje sportel banke ose ne çfaredolloj zyre, nuk do mund ta merrte krijesen e vogel me vete per shume arsye qe me duken me se te qarta. Kete fakt, edhe vete Znj.Ronzulli e ka pohuar. Personalisht e admiroj per iniziativen pasi nje femije ka nevoje te rrije prane nenes me shume se çdo gje tjeter ne bote. Jane rrethanat qe shpesh na kushtezojne ne zgjedhjet qe bejme e ajo grua, zonje, mama, europarlamentare ka bere zgjedhjen e saj.