lunedì 20 febbraio 2012

Rikthimi

RIKTHIMI

Mbrëmë rashë të fle e kënaqur, për atë që kishte ndodhur sot në shtëpinë tonë. Kënaqësia vinte nga fakti që vajza ime 16-vjeçare erdhi per vizitë me MUA  tek ime motër, tek TEZJA e saj, gjë që nuk kishte ndodhur prej shumë kohësh....nuk e mbaj mend se kur ishte hera e fundit.....(Për një adoleshente të shkojë për vizitë nëpër fis, as që bëhej fjalë!) "Mund të dal vetëm me miqte e mi!!! Çfarë do të bëj unë me ju?"- mbrohej ime bije, kur unë e nxisja dhe kisha dëshirë që ajo të vinte me ne! Por ajo rezistonte dhe kështu ne (unë, im shoq e vajza e vogël 10 vjeçare) iknim kudo pa të.........(!)
Po ja që dje pasdite të gjithë u habitem, madje ime motër kur trokitëm në derë e gjithë familja, qeshi paksa e habitur. Por habia jonë nuk mbaroi këtu. Pasi u kthyem në shtëpi e unë fillova të merrem me përgatitjen e darkës, ime bijë erdhi e më tha se sonte kishte dëshirë që ajo të përgatiste pizza-t... Nuk po u besoja veshëve. Dhe ashtu ndodhi. Unë me burrin tim u pamë në sy, e shikimet tona thonin: "Kaloi, kaloi më duket stuhia. Kaloi koha kur "prindërit nuk kuptonin asgjë", e kur ne "kishim jetuar në një shekull tjetër".
Pizza më të mira se ato nuk kemi ngrënë ndonjë herë, ne, burrë e grua! 
                
                                                                                                                        

Nessun commento:

Posta un commento