lunedì 28 gennaio 2013

Strudel me molle


Dita e ftohte dhe ngrohtesia e shtepise, sot me inspiroi te pergatis kete Sfoljat me Molle, ose Strudel te kendshem. Eshte shume i shijshem dhe ka arome te mrekullueshme. E kane tradite sidomos shume krahina nga veriu i Italise, Austrise, Gjermanise dhe Zvicres. Sot e bera ne shtepine time dhe vendosa ta ndaj me ju!

Perberesit:

1 pako pete e gatshme sfoljat.

Per mbushjen:


molle korce te ndara me copa te vogla,

2 luge rum
1 luge sheqer te kuq
1 grusht arra te grira,
1 luge gjelle stika,
2 kokrra fiq te thate,
kanelle, 
sheqer per sperkatje
pak qumesht

Pergatitja:


Ne nje tigan vendosim te ziejne ne zjarr te ngadalte mollen me rumin dhe sheqerin e kuq, derisa te zbutet molla. E le te ftohet.


Pastaj vazhdojme proceduren me peten e gatshme sfoljat. E hapim mbi vendin e punes dhe e sperkasim me  pak kanelle pluhur, nje grusht arra te grira imet, nje luge gjelle stika pishash, 2 kokrra fiq te thate te grira holle. Pasi kemi hedhur te gjitha keto mbi siperfaqen e petes ne menyre te njetrajtshme, e rrotullojme peten ne forme ruli, e lyejme siper me pak qumesht dhe e fusim ne furre me 180 °per 15-20 minuta. Pas pjekjes e pluhrosim me sheqer pluhur.

Ju befte mire!
J

Gjerat qe mendoj kur dua te fle




Unë kam një vajzë, 3 vjeç. Kjo do të thotë se unë zgjohem në mes të natës sa herë që vajza ime akoma e vogël ka nevojë. Herë është e etur, herë djersin, herë zbulohet dhe herë sheh ëndërra që e trembin. Si çdo nënë që punon, edhe unë jam shumë e lodhur nga dita dhe kam nevojë për gjumë. Por shpesh herë e gjej veten shtrirë dhe zgjuar. Kam një ndenjë frike se kam lënë diçka pa bërë, se kam harruar të fus fasulet në ujë, të hekuros një këmishë që i duhet tim shoqi për mëngjes, apo të çoj këpucën tek këpucari.
Në fakt këta janë arsye konkrete për tu zgjuar, por më e keqja është kur zgjohesh pa asnjëlloj arsyeje. Shikoj orën, 02: 00 e natës dhe jam e shtrirë duke u përjekur të kujtoj emrin e protagonistes tek filmi “A Streetcar Named Desire”, ose gjëra më të rëndësishme, si përshembull:

“Fëmijë i mirë”, është një përcaktor i bukur, por  sa mund i duhet një nëne që fëmija i saj ta meritojë atë!

Ndihem keq për dinozaurët që janë zhdukur dhe vajza ime 3 vjeçare duhet t’i njohë vetëm përmes filmave vizatimorë.

Sa keq që nuk e njohu tim atë, gjyshin e saj, meqë do përkonte pikëpërpikë me gjyshat e përrallave!

Duhet ta çoj vajzën patjetër për vizitë tek ndonjë fshat që ta shikojë se qumështi prodhohet nga lopa dhe nuk prodhohet në supermarket.   

“Dora the explorer”, vërtet është një serial vizatimor i këndshëm për fëmijë, por me fjalorin që përdor në spanjisht krahas anglishtes, po e bën gjuhën e vajzës konfuze.

Nuk më merr malli fare për jetën e qetë që kisha para se të bëhesha me fëmijë, por nuk mund të jem e qetë kur çdo ditë fëmijët kanosen nga viruse të pamëshirshme.

 Shprehja "Ujku fle, hasmi s’fle” më dërgon një mesazh të tmershëm për fëmijët e vegjël.

 Për tia marrë karamelet vazjës është e lehtë, por vetëm në qoftë se nuk e bëj të qajë.

 Nëse fëmija kur është sëmurë duhet të qëndrojë në shtëpi, përse atëherë të shohin shtrembër në punë kur ti duhet të rrish me fëmijën tënd.
 
Dy gjëra me të vërtetë të bukura për foshnjat janë se, ata kanë lëkurë të vërtet të butë dhe nuk vijnë era duhan.
 
Trishtohem kur mendoj se fëmijët e mi do të rriten në një botë me rrezikun e shpërthimit të internetit gjithfarësojsh  dhe muzikës komerciale.

 Eshtë totalisht e pafalshme për vajzën time nëse ajo do të hedhë mbeturinat para shkallëve të pallatit dhe jo në vendin e caktuar.

Dhe duhet të jem më e kujdeshme kur i pres thonjtë vajzës sime që të mos i nxjerr gjak nga lëkura.

N.


giovedì 24 gennaio 2013

Miqesia mashkull / femer





Përveç shoqeve, kam edhe një mik të mirë, të cilin e takoj shpesh dhe pi  kafe me të gjatë orarit të punës. Bëjmë shaka, flasim për jetën tonë dhe çfarë gjërash kemi bërë. Mendoj se është gjë e bukur të kesh një mik me të cilin të flasësh. Ajo çfarë nuk ju thashë për të është se të dy jemi të martuar me njerëz të tjerë. Nëse pikërisht tani ktheheni edhe një herë dhe lexoni atë që kam shkruar më sipër, kjo miqësi merr një vështrim të ndryshëm. Ndoshta ju po pyesni:  çfarë është kjo miqësi? Mos kanë gjë emocionale mes tyre???Ju siguroj që Jo.


Por, pyetja është: burrat dhe gratë a mund të mbajnë miqësi, kur njëri  ose të dy janë të martuar? Dhe në qoftë se ata munden, cilat janë rregullat bazë?


Kur isha beqare, kisha shumë miq meshkuj dhe ishin një pjesë e rëndësishme e jetës sime. Dhe jo se isha e tërhequr seksualisht pas ndonjerit prej tyre, kështu që nuk kishte ndonjë rrezik se mund të bija në dashuri me to. Asaj kohe nuk e kisha marrë parasysh se çfarë mund të ndodhte më tej, nëse ndonjeri nga këta miq binte në dashuri me mua.
Mirëpo kur kjo gjë ndodhi, pra kur shoku im i shkollës më tha se nuk më shikonte dot vetëm si shoqe, unë u përpoqa ta mbaja sa më larg këtij argumenti.
Por kjo për pak kohë, sepse ai përsëri u përpoq të më shpjegonte si aksidentalisht se, nuk më shikonte dot si shoqen e tij dhe pas refuzimit të radhës, ai u largua i dëshpëruar dhe zuri të dashur një mike tjetër tonën. “Nuk mund të të kem shoqe, o të dashur, o asgjë”.    


Mendova se kjo ishte vetëm një gjë e viteve të shkollës, por kjo rezulton se duhet të jetë mënyra me të cilën burrat dhe gratë kanë të bëjnë me njëri-tjetrin. Kohët e fundit një studim i publikuar në “Scientific American” deklaroi se gratë kanë më shumë gjasa të mbajnë një mashkull në lidhje platonike, ndërsa burrat e kanë shumë më të vështirë. Këto miqësi janë maskuar me një mbulesë  impulseve seksuale nga njëra prej palëve. Në studim thuhet se meshkujt janë  shumë më të tërhequr seksualisht ndaj mikeshave të tyre, ndërkohë që femrat janë më pak të tërhequra për miqtë e tyre meshkuj.
Kur takova burrin tim, ai në fakt ishte një ndër ish shokët e mi, me të cilin kishim humbur lidhjet prej vitesh dhe rastësisht kur u ritakuam, e pamë njeri- tjetrin me sy tjetër. Ishte një ndër miqtë me të cilin për fat, zbuluam një tërheqje seksuale ndaj njeri- tjetrit. Pasi u martuam,  pothuajse të gjithë miqtë e mi meshkuj ranë në buzë të rrugës. Kohët e fundit, kam pyetur shoqet e mia të martuara nëse ata ende kishin miq meshkuj, dhe ata, gjithashtu, më lanë të kuptoj se miqtë e tyre meshkuj ishin zhdukur prej kohësh. Miqësitë e punës ishin OK, por duke marrë në konsideratë ato jashtë punës, starti ishte jo i mirë.


Duke hedhur një sy tek miqtë e Facebook-t, konstatoj se shumë miq të shkollës së mesme, të universitetit, që i mendoja të afërt, nuk ekzistojnë fare në listën time, madje edhe kur ekzistojnë, kontakti me to është shume i thatë, formal. Në këtë rast, fëmijët janë pjesë e ekuacionit  të komunikimit me ta, përmes komenteve apo “like” mbi fotot e të vegjëlve.


Nuk e di, nëse është pjesë e progresit natyror që përfundojnë këto miqësi të ngushta, apo sepse ka një mungesë interesi për shkak se partneri ynë na plotëson nevojën që kemi për seksin tjetër? Ose kjo vjen, pse gratë e ish shokëve mund të tronditen nga miqësia me ish shokët tanë. Sa për vete e di mirë se, nuk do të më pëlqente aspak që burri im të kishte një miqësi të ngushtë me një grua tjetër, përveç nëse ajo do të kishte pamjen e një rosaku të shëmtuar. 
N.

martedì 22 gennaio 2013

Veshjet e inagurimit, nga Mamie Eisenhower, tek Michelle Obama



Michelle Obama dhe Presidenti Obama ne diten e inagurimit te ceremonise se mandatit te dyte

Sytë e gjithë botës kanë qenë të mbërthyer tek veshja e Michelle Obama, ndërsa ajo shoqëronte bashkëshortin dhe 
vajzat e saj në ceremonië e inagurimit të betimit të Presidentit amerikan. Zonja e Parë u kthye në modë në një pallto trecerekëshe të stilistit Thom Brown për ditën e madhe. Poshtë saj, mbante një  fustan të puthitur, realizuar nga i njëjti stilist. Një rrip Crew J. dhe gjerdan rreth qafes, plotësonin ansamblin e përsosur të zonjës së parë të Amerikës.


Mamie Eisenhower dhe Presidenti Eisenhower ne ceremonine e inaugurimit me 21 Janar 1957

Barbara Bush me nje pallto klasike per inagurimin e Presidentit George Bush

Nancy Reagan, zonja me te kuqe ne 
ceremonine e Presidentit Ronald Reagan si presidenti i 40-te i SHBA me 20 janar  1981.

Rosalynn Carter ne inagurimin e Presidentit Jimmy Carter

Michelle Obama u kthye ne nje ikone te modes kur ajo veshi pallto e fustan ngjyre limoni nga stilistja Isabella Toledo dhe kepuce nga J.Crew ne inagurimin e pare te Presidentit Obama ne 2009.

Zonja e Pare Laura Bush e veshur me pallto bl me jake te zeze ne inagurimin e pare per Presidentin George W. Bush me 20 Janar 2001.

Me nje stil modern,pallto dhe aksesore te bardhe, Laura Bush ne inagurimin e dyte te George W. Bush, 20 janar 2005.  

hower, tek Michelle Obama.

lunedì 21 gennaio 2013

Parate: edukoni femijet




Në kohë krize mund të jetë e nevojshme që prindërit të zbatojnë disa rregulla për edukimin dhe vetëdijen për lekun tek fëmijët e tyre. Në përballje me kërkesat e vazhdueshme për lodra, për mamatë dhe baballarët bëhet gjithnjë e më e vështirë. Por nga ana tjetër edhe plotësimi i të gjitha kërkesave është i gabuar nga pikëpamja e edukimit. E vetmja rrugë, për të dalë nga kjo situatë është ajo e edukimit të fëmijëve me vetëdijen për rëndësinë e parasë. Një edukim që specialistët këshillojnë se duhet të nisë që 4 vjeç.
N.

"X Faktor provokon me Kaniten"


Kanita ne interpretimin e mbremshem me "Russian roulette"



Kanita është një vajzë e vogël e talentuar që unë e njoha mbrëmë përmes “X Factor” që transmetohet ne Tv Klan. Por meqë nuk kam pasur kohë fizike ta ndjek si spektakël,  më në fund mbrëmë i kushtova pak kohë, duke ia “vjedhur” punëve të tjera…(!)
Për konsideratën ndaj spektaklit, do të flas një herë tjetër, pasi ta kem parë me më shumë vemendje  dhe me disa puntata të plota (megjithëse e krijova një opinion paraprak).
Por ajo çfarë më bëri përshtypje ishte paraqitja skenike e Kanitës, një vajze të vogël 12 vjeç, që vinte nga Maqedonia, me një vokal tepër të mirë, me talent premtues. Këndoi “Russian roulette" dhe për t’iu përshtatur natyrës së këngës, produksioni e kishte sajuar Kanitën si mos më keq. E gjora vajzë e njomë me atë look si valltare kabareje. Fëtyra e saj si ëngjëll dhe ajo e lyer dhe e ngjyer si lërë mos  e pyet. E veshur si valltare provokuese!
A nuk mund të gjendej për Kanitën një veshje tjetër, jo më pak skenike, por më e përshtatshme për moshën e saj, kur shoqet e saj akoma luajnë me kukulla! (Tani mbase me kukulla jo, por as për Kabaret nuk e kanë moshën).
Në mendje më vijnë tani, dy mbesat e mia. Pak a shumë të kësaj moshe dhe në momentin  që më dalin para syve me veshjen hipotetike të Kanitës së vogël e shumë të mirë, një krisje e fortë ndodh në shpirtin tim!    


Prezantuesja Alketa Vejsiu me Kaniten ne nje nga netet e konkurrimit